Është sunnet të lexohet Surja El Kehf në ditën e Xhuma. (Video – Armend Beqiri)

0
658

Është sunnet të lexohet Surja El Kehf në ditën e Xhuma.

Mirësitë e sures Kehf:

Enesi transmeton se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kush e lexon atë, i jepet atij drita mes qiellit e tokës, e mbrohet me të nga sprovat e varrit.”

Transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kush e lexon suren e as’habëve të Kehfit, i falen atij gjynahet deri në xhumanë tjetër dhe tri ditë shtesë, i jepet atij dritë që arrin qiellin dhe mbrohet nga sprova e Dexhalit.”

Në librin e Muslimit transmetohet se Ebu Dherri ka thënë se ka thënë Pejgamberi (alejhi selam): “Kush mëson dhjetë ajetet e para te sures Kehf, mbrohet prej Dexhalit.” (e në një transmetim tjetër dhjetë ajetet e fundit.)

Po ashtu është transmetuar se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Kush mëson dhjetë ajete të sures Kehf përmendesh, është i mbrojtur prej sprovës së Dexhalit.”

Kufiri i leximit të sures Kehf ditën e Xhuma është nga Agimi lindja e Diellit deri në Aksham perëndimin i Diellit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here