Në QKUK, mjekët operojnë fëmijën 16 muajsh për t’ia nxjerrë një kokërr fasuleje

0
747

Në QKUK, mjekët operojnë fëmijën 16 muajsh për t’ia nxjerrë një kokërr fasuleje

Hajdin Thaçi, drejtor i ORL-së në QKUK, ka treguar se gjatë ditës së sotme kanë pasur një rast të veçantë për intervenim.

 

Në një postim në Facebook, Thaçi ka treguar se është kryer një operacion i suksesshëm ndaj një fëmije 16 muajsh të cilit i është nxjerrë një kokërr fasuleje nga bronku i djathtë.

 

“Sot në Kliniken e ORL-së u shpëtua jeta e fëmijës 16 muajsh i cili kishte aspiruar kokrrën e fasules në bronkun e djathtë, veprim ky që kishte bllokuar në tërësi mushkërinë e djathte”, ka shkruar Thaçi, raporton Koha.net.

Tutje, ai ka sqaruar se fëmija tanimë është në gjendje të mirë pas intervenimit kirurgjik.

 

Drejtori i ORL-së ka postuar edhe fotografi të stafit të QKUK që realizuan ndërhyrjen e komplikuar, sikurse edhe të fëmijës së shpëtuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here