Keshilla

Jeto i lumtur!

-Besimi dhe veprat e mira janë çelesi i lumturisë në këtë jetë, andaj ke kujdes për to.
-Kërko dije dhe njohuri, e sidomos lexo sepse leximi e largon shqetësimin.
-Ripërtrije pendimin dhe braktisi mëkatet, sepse vërtetë atp të zhgënjejnë në jetë.
-Lexoje Kuranin me përkushtim dhe gjithmonë përmende Zotin më shumë.
-Bëhu i këndshëm dhe bamirës ndaj njerëzve, sepse bëhesh zemërgjerë.
-Bëhu trim e jo frikacak dhe ikanak, por bëhu trim impresionues.
-Pastroje zemrën tënde nga zilia, urrejtja, mashtrimet dhe çdo ligësi e sëmundje.
-Largohu nga vështrimi kurioz dhe përzierja e tepërt, largohu nga përgjimi dhe të folurit e tepërt, mos e tepro
në ngrënie dhe në fjetje.
-Angazhohu me punë produktive, të bënë ti harrosh shqetësimet dhe hidhërimet.
-Jetoje ditën tënde , harroje të kaluarën dhe mos u merr me të ardhmen.
-Shikoje gjendjen e atij që është më i ulët se ti në jetesë dhe në mirëqenie.
-Përgatitu për skenarin më të keq në jetë dhe ballafaqohu me të nëse vërtetë të ndodhë.
-Mos e ngatërro mendjen tënde me fantazi të frikshme dhe ide të këqija.
-Mos u hidhëro me atë që të ndodh, por ji i durueshëm, i butë, i përmbajtur dhe falës sepse vërtetë jeta është e shkurtër.
-Mos e prisni vdekjen apo humbjen e bagëtive, e as mallkimet nuk janë zgjidhje, por mbështetu në Zotin tënd.
-Mbaje problemin në përmasat e tij normale, e mos i zmadho fatkeqësitë.
-Thjeshtësoje jetën dhe braktise luksin, sepse zgjatja e jetës arrihet me punë kurse kënaqja e trupit është dënim i shpirtit.
-Krahaso mes begative që i ke dhe fatkeqësive që të kanë goditur, do ta gjesh se begatitë e fituara janë më të mëdha sesa humbjet që
i ke pësuar.
-Fjalët e këqija që të janë thënë nuk do të dëmtojnë kurrë, por përkundrazi e dëmtojnë atë që i ka thënë.
-Korrigjo të menduarit, ke konsideratë ndaj begative, suksesit dhe virtyteve.
– Mos prisni falenderim nga askush, seukse askush nuk të ka borxh asgjë nëse i bën ndonjë të mirë,por, bëj bamirësi vetëm
për hir të Zotit të vetëm.
-Injoro thashethemet, mos i ndiq skandalet dhe lajmet e njerëzve.
-Zgjidh një projekt të dobishëm për ty, mendo për të dhe preokupohu me të, do të bëjë të harrosh shqetësimet tuaja.
-Mëso punë të dobishme që të përgjigjen, e mësohu të bësh punë të dobishme që të relaksojnë.
-Mendohu për begatitë e Allahut që të janë dhënë, trego për to dhe falenderoje Zotin.
-Kënaqu me atë që të ka dhënë Zoti Yt prej shëndetit, pasurisë, familjes dhe punës.
-Puno me të afërmit dhe me të largëtit me vizion, shiko anët e tyre të mira dhe injoro të metat e tyre.
-Merru me vrap dhe me sport, ke vëmendje për shëndetin tënd, mendja e shëndetshme gjendet në një trup të shëndetshëm.
-Përfundoje punën sot, e në asnjë rast punën e sodit mos e le për nesër.
-Gjithmonë lute Zotin për falje dhe për mirëqenie, për rehati dhe për siguri.

 

Huazuar nga libri “Mos u dëshpëro” nga AID EL KARNI

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WordPress spam blocked by CleanTalk.
To Top
error: Content is protected !!