HARROI SE I BIRI ISHTE I VDEKUR

0
936

E lajmëruan prindin nga spitali se fëmija i tij i porsalindur ka ndërruar jetë dhe se duhet të shkojë sa më shpejt e ta marrë xhenazen e tij dhe ta varrosë në varreza. Prindi u nis menjëherë dhe unë shkova së bashku me të. E mori fëmijën dhe hipëm së bashku në makinë.

Rrugës e kishte vendosur të birin e vet të porsalindur në prehrin e tij dhe vazhdimisht e shikonte me sytë e tij. Gjatë një lakese në rrugë, rrezet e diellit ranë mbi makinë dhe prindi e bëri një lëvizje të çuditshme: e mori një pëlhurë dhe i bëri hije të birit që ta mbrojë nga nxehti i diellit.

SubhanAllah! Harroi se i biri ishte i vdekur!
Fillova të qaj nga mëshira e tij për birin e vet të vogël dhe atëherë për herë të parë e kuptova drejt ajetin: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël.”
Nëna dhe babai munden të përkujdesen për dhjetë fëmijë, kurse dhjetë fëmijë, nganjëherë nuk munden të kujdesen për një nënë apo për një baba.

Hoxhë Irfan Jahiu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here