Ma mbylli gojën bariu i tyre!

0
989

Tregohet se, një jomusliman kaloi pranë një fshati musliman dhe kishte marrë zotim të ngatërronte dijetarët e vendit me hapjen e debateve dilematike. Por, përpara se të mbërrinte në fshat, kaloi pranë një bariu. Tha me vete: Le të filloj me këtë bari të paditur dhe ta ngatërroj në fenë e tij!
Pasi u prezantua si musliman, mori të fliste dhe i tha bariut: “Ne si muslimanë, e kemi të vështirë ta mësojmë Kur’anin përmendësh! E ke parasysh, ai ka 30 xhuze! Pastaj, ka shumë tema të përsëritura, pse mos t’i fshijmë fare, ato thjeshtë janë fjalë që përsëriten?”
Pastaj, duke qeshur tinëz, vijoi: “Kështu, duke eliminuar gjërat e përsëritura, reduktojmë numrin e xhuzeve dhe e kemi më të lehtë ta mësojmë përmendësh!”
Gjatë gjithë kohës bariu po e dëgjonte me vëmendje dhe ia ktheu: “Fjalë bindëse, shumë interesante!”
Jomuslimani u gëzua pa masë, me bindjen se bariu ra në pusinë e tij.
– “Por, kam një pyetje”, vijoi bariu. – “A nuk ke në trupin tënd gjymtyrë të përsëritura: dy duar, dy këmbë, dy sy, dy veshë etj. Përse nuk i pret këto gjymtyrë të pësëritura, sepse edhe lehtësohesh, edhe të normalizohet pesha, edhe të bën dobi më shumë ushqimi. Gjithashtu do pushosh nga bartja e gjymtyrëve të përsëritura e të padobishme!?”
Pas kësaj, jomuslimani u ngrit me të shpejtë dhe tha: “Ma mbylli gojën bariu i tyre!”… dhe, u largua me fytyrë të nxirë…”

Kemi shumë nevojë për musliman të ditur, andaj, lexoni o ju musliman lexoni dhe shtojeni dijen tuaj rreth fesë tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here