Aktuale

Shitësi dhe familja skamnore

Njeriu hyri në shitore dhe e pyeti shitësin: “Sa kushtojnë bananet” Shitësi iu përgjigj: “Zotëri bananet kushtojnë dymbëdhjetë, ndërsa mollët dhjetë dinarë:”

Në atë moment në shitore hyri një grua e cila iu drejtua shitësit: “Dua të blejë një kilogram banane, çfarë çmimi kanë?” Shitësi u përgjigj: “Bananet janë tre, ndërsa mollët janë dy dinarë.” Gruaja tha: “Falënderimi i takon Allahut, nuk qenkan shumë shtrenjtë.”

Njeriu i cili gjendej në shitore e shikoi shitësin, ndërsa sytë iu skuqën nga zemërimi. Dhe sapo deshi ta sulmojë, shitësi i bëri një shenjë me sy që të duroj pakëz.

Ia paketoi porosinë gruas e cila shkoi krejt e kënaqur dhe e lumtur… dhe të dy e dëgjuan ndërsa gruaja ishte duke dalë nga dyqani: “Falënderimi i takon Allahut, fëmijët do të kënaqen me to.”

Pastaj shitësi i tha njeriut: “Betohem në Allahun, nuk të kam mashtruar. Megjithatë, këtë grua e kam fqinje, ajo në shtëpi ka katër jetimë, por refuzon ndihmën e kujtdo qoftë. Dhe sado që kam dëshiruar t’i ndihmojë, ajo nuk pranonte. Mendova gjatë si t’i ndihmojë asaj dhe fëmijëve të saj, dhe erdha në idenë që t’ia ulë çmimet e të gjithë artikujve, ashtu që ajo ta ketë ndjenjën se nuk i nevojitet ndihma dhe sadaka e askujt.

Unë dëshiroj të bëj mirësi, meqë tregtia e tillë arrin kënaqësinë e Allahut. Ajo grua vjen një herë në javë të blejë, dhe betohem në emër të Allahut se sa herë që ajo vjen të blejë, mua më shtohet shumëfish nafaka dhe vjen edhe andej nga nuk shpresoj, meqë kam e ndihmuar dhe ngushëlluar një gruan dhe katër jetimët e saj.”

Pasi e dëgjova këtë histori, njeriu filloi të qajë dhe iu afrua shitësit dhe e puthi në ballë, për shkak të mirësisë që tregon ndaj nevojtarëve. Në të vërtetë, në ndihmën e nevojtarëve dhe në veçanti të jetimëve, fshehët kënaqësi të cilën e kanë shijuar vetëm ata që e kanë provuar.

Përshtati: Lutfi Muaremi

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WordPress spam blocked by CleanTalk.
To Top
error: Content is protected !!