Nëse harron kryerjen e “sehvi sexhdesë”, a duhet përsëritur namazi apo jo?

0
563

Pyetja:
Esselamu alejkum!
Nëse harron kryerjen e “sehvi sexhdesë”, a duhet përsëritur namazi apo jo?

Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim.
Elhamdulil-lah, ves-salatru ves-selamu ala resulil-lahi ve ba’d…I nderuar, Sehvi sexhdeja duhet të bëhet në fund të namazit dhe atë për vonim të farzit, për vonim të vaxhibit ose për lëshimin e tërësishëm të vaxhibit. Nëse e harron sexhden e harresës, respektivisht “sehvi sexhden”, namazi është i vlefshëm por me mangësi, pra nuk është patjetër të përsëritet namazi, por nëse ty nuk të qetësohet zemra dhe e përsëritë, atëherë ke bërë edhe më mirë.

Vallahu ealem!

Prof. Jusuf Zimeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here