Tregime

Mbresa nga e cila turpërohej djaloshi i vogël, ia kishte shpëtuar jetën!

Djalosh i vogël i cili sapo kishte hyrë në klasën e parë, ftoi nënën e tij në takimin e parë prindëror. Për fatin e tij të keq, ajo pranoi të shkonte.

Për herë të parë mësuesja dhe shokët do ta shihnin nënën e tij. Djaloshit kjo nuk i pëlqente për shkak të pamjes së saj. Edhe pse ishte një grua e bukur, ajo kishte një mbresë të madhe që ia mbulonte pothuajse anën e djathtë të fytyrës. Djaloshi kurrë nuk donte të fliste për mënyrën se si dhe kur e mori atë mbresë. Në takim, pavarësisht mbresës, të gjithë ishin të kënaqur me mirësinë dhe bukurinë natyrore të saj, por djaloshi ende kishte turp dhe mundohej të fshihej nga të tjerët. Në një moment kur iu afrua nënës dhe mësueses, dëgjoi bisedën e tyre.
“Nga kjo mbresë në fytyrën tuaj?” E pyeti mësuesja.
Nëna u përgjigj: “Kur djali im ishte i vogël dhomën e tij e kishte përfshirë zjarri. Të gjithë kishin frikë të hynin, sepse zjarri kishte dalë jashtë kontrollit, kështu që unë vendosa të hyj. Teksa vrapoja drejt krevatit të tij, pashë trarin e djegur duke rënë mbi të, unë me trupin tim u mundova ta mbroj dhe në atë moment humba vetëdijen, por për fat të mirë zjarrfikësi erdhi dhe na shpëtoi.”
Duke prekur mbresën në fytyrën së saj ajo tha: “Kjo mbresë do të mbetet përgjithmonë, por unë kurrë nuk do të pendohem për atë që kam bërë”.
Në atë moment, djaloshi i vogël me lot në sy vrapoi tek nëna e tij, e përqafoi duke kuptuar se çfarë sakrifice kishte bërë nëna për atë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WordPress spam blocked by CleanTalk.
To Top
error: Content is protected !!