Tregime

Tregimi tragjik i cili ka mesazhin e vet…

Pas Përfundimit të betejës, ushtari i drejtohet komandantit të vet duke i thënë:

– Miku im nuk u kthye nga beteja. Kërkoj nga ju komandant të më lejoni që ta kërkoj dhe të shoh çfarë ka ndodhur me të.
Komandanti refuzoi t’i jepte leje duke i thënë ushtarit:
– Nuk dëshiroj që ti ta rrezikosh jetën tënde për një njeri i cili padyshim që deri më tani është vrarë.
Por, edhe pas kësaj, ushtari shkoi të kërkojë mikun e vet, pa marrë parasysh paralajmërimin e eprorit të tij.
Pas disa orëve u kthye nga kërkimi. Ishte i plagosur rëndë, por në krahët e tij e barte trupin e vdekur të mikut të tij.
Eprori i tha me krenari dhe me zë të lartë, duke e vlerësuar mendimin e vet se ka pasur të drejtë:
– A nuk të thashë ushtar se miku yt është vrarë?! E tani më shpjego a ia ka vlejtur shkuarja jote për ta sjellë trupin e vdekur të miku tënd, duke vënë në rrezik jetën tënde?
Ky ushtar krenar dhe i sinqertë, por me dinjitet u përgjigj:
– Komandant, kur e gjeta mikun tim ende ishte gjallë dhe arriti të më thotë: “Isha i bindur miku im, se do të vije për mua!”

Miku i vërtetë është ai i cili gjithmonë të vjen pranë, bile edhe kur gjithë të tjerët largohen nga ti!

Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WordPress spam blocked by CleanTalk.
To Top
error: Content is protected !!