Psikologji profetike: Shpirtrat janë si ushtarët.

0
173

Psikologji profetike: Shpirtrat janë si ushtarët.

Pyetja e parë nga fetvaja me numër: (15129). Vëll.3/ Fq. 198

Hadithe për kuptimin e të cilave janë pyetur.

Pyetja 1: Ju lutemi na shpjegoni hadithin e ndershëm: “Shpirtrat janë si ushtarët që bashkohen ” deri në fund të hadithit.

Përgjigje: Ky hadith ka ardhër me rrugë të saktë nga Ebu Hurejrah – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – i cili përcjell se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Shpirtrat janë si ushtarët që bashkohen (ndihmohen dhe bashkëpunojnë mes tyre). Ata që përputhen mes veti afrohen, ndërsa ata që nuk pëlqehen largohen.” Transmeton Bukhariu dhe Muslimi.

Në këtë hadith Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – sqaroi se shpirtrat janë krijuar për tu bashkuar apo për tu kundërshtuar, njësoj si ushtritë e organizuara dhe të grumbulluara kur përballen me njëra-tjetrën. Kjo në varësi të lumturisë apo trishtimit që gjendet në to. Kështu trupat e tyre ku gjenden këto shpirtra, kur takohen në dynja, ata bashkohen ose ndahen në varësi të përputhjes apo mospërputhjes që ekziston mes tyre. Kështu për shembull, e shikon të devotshmin dhe të mirin se si anon kah i ngjashmi i tij dhe e do atë. Ndërsa i prishuri pëlqen atë që është si ai dhe anon kah ai, dhe secili prej tyre ikën prej të kundërtit të tij.

Dhe ka përmendur (Ibn Haxheri – Allahu e mëshiroftë) në “Fet’h” se Khattabi ka thënë:

“Ka mundësi që kjo të aludojë për përputhjen në mirësi apo ligësi, në rregullim apo prishje. Dhe se i miri prej njerëzve anon nga ai që është i ngjashëm me të, po ashtu edhe i ligu anon nga i ngjashmi i tij (sh.p.: ‘Binjaku i tij shpirtëror’. apo: ‘Shpirti i tij binjak’). Nëse përputhen afrohen, e nëse janë me natyra të ndryshme largohen dhe kundërshtohen.”

Dhe prej Allahut vjen suksesi! Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi Profetin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva (përgjigje fetare)

Salih el Feuzan……….. Anëtar
Abdulaziz Al esh Shejkh…………. Anëtar
Abdullah bin Ghudejan………..Anëtar
Abdurrazzak Afifij…………Zëvendës kryetar
Abdulaziz bin Abdullah bin Baz……….. Kryetar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here