Psikologjia Islame

Si do t’i llogarisë Allahu njerëzit në Ditën e Gjykimit?!

Robërit ndahen në tre grupe. Thotë i Lartësuari: “Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu e mori atë amanet mbi vete. Pa dyshim ai është (đhalumen xhehula), i pa drejtë, i padijshëm.” pastaj tha: “Allahu do të ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e do t’i falë besimtarët dhe besimtaret. Allahu është Falës i madh Mëshirëplotë.”
Pra Ai përmendi tre lloje njerëzish:
1. Ata që e kryen emanetin në aspektin e jashtëm, por jo nga brenda shpirtrave të tyre. Këta janë munafikët, të cilët do të jenë në shtresat më të thella të xhehenemit, sikurse thotë i Madhëruari: “Pa dyshim që munafikët do të jenë në shtresën më të ulët të Zjarrit, ndërkohë që për ta nuk do të gjendet mbrojtës. Përveç atyre që u penduan, u përmirësuan, iu bindën Allahut dhe besimin e tyre e patën sinqerisht vetëm për Allahun, se këta do të jenë bashkë me besimtarët. Allahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shpërblim të madh”. En-Nisa 15, 16.
2. Mohues mosbesimtarë, që nuk pranuan të besojnë dhe nuk e kryen emanetin as haptazi e as fshehtas. Këta gjithashtu do të jenë në zjarrin e xhehenemit përjetësisht pafundësisht.
3. Besimtarë që e mbajtën amanetin e Zotit haptazi dhe fshehtas.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WordPress spam blocked by CleanTalk.
To Top
error: Content is protected !!