Kur`ani dhe leximi gjate muajit te Ramazanit

0
625

Kurani gjatë muajit të Ramazanit ka një ushqim mahnitës për shpirtin dhe imanin. Kurani gjatë muajit të Ramazanit na bën që ta kujtojmë zbritjen e tij ato ditë kur Muhamedi salallahu alejhi ue selem e mësonte me Xhibrilin alejhi selam.

Transmetohet në hadithe të vërteta nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem se ka thënë mbi vlerën e leximit të Kuranit: “Lexojeni Kuranin, se ai do të vijë ndërmjetësues në Ditën e Kiametit për ithtarët e tij.” (Transmeton Muslimi)

Ibën Mesudi transmeton nga Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të: “Kush lexon Kuran, për çdo germë i ka nga dhjetë sevape. Nuk them se elif lam mim është një shkronjë, por elif është shkronjë, lami është shkronjë dhe mimi është shkronjë.” (Tirmidhiu)

Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton nga Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Më i miri prej jush është ai cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” (Buhariu)

Lexoni “zehravejn” (suret El-Bekare dhe Ali Imran), ngase këto dyja do të vijnë Ditën e Kiametit sikurse dy re apo si dy grumbuj zogjsh të rreshtuar duke i bërë hije pronarit të tyre Ditën e Kiametit.”
“Ai që lexon Kuran me përpikëri është me melaiket e ndershëm. Ai që lexon duke i ardhur vështirë, e ka shpërblimin e dyfishuar.” (Buhariu dhe Muslimi)

Të parët tanë të mirë, kur vinte Ramazani, i hapnin mus’hafët dhe i kushtoheshin vetëm leximit të Kuranit, me endje.
Imam Maliku gjatë muajit të Ramazanit nuk angazhohej me diçka tjetër, vetëm me leximin e Kurani Kerimit dhe e ndërpriste mësimin e njerëzve në xhami dhe dhënien e fetveve, duke thënë se ky është muaji i Kurani Kerimit.

Shtëpitë e selefëve gjatë muajit të Ramazanit gumëzhinin si shushurima e bletëve, shndritnin nga Kurani dhe mbusheshin me kënaqësi shpirtërore nga leximi i Kuranit dhe e lexonin atë me texhvid (lexim me të gjitha rregullat, lexim të drejtë e të plotë), ndalonin në çudirat e tij, qanin nga këshillat e tij e gëzoheshin nga përgëzimet e tij, frikësoheshin nga kërcënimet e Tij dhe vepronin sipas urdhrave të tij dhe ndaleshin në kufijtë e tij.
Qëllimi kryesor i Kuranit është që njerëzit t’i udhëzojë në rrugën e drejtë të Allahut të Lartësuar.
Kurani Kerimi është dritë, shërim për zemrat, dituri, kulturë, argument i qartë.
Kurani Kerimi është jetë dhe shpëtim, shkëlqim për shpirtrat, shpërblim dhe forcim.
Kurani është mësim hyjnor, ligj i Allahut, urtësi e përjetshme.

A ka mundësi që ne të jetojmë me Kuranin Kerimin në Ramazan, por edhe pas Ramazanit? A thua mund ta kuptojmë madhërinë e këtij libri, që ta mbushim jetën tonë plot kënaqësi me Kuran Kerim dhe që rrugën tonë në errësirë ta ndriçojmë me Kurani Kerimin, që të shkëlqejmë me të?
Allahu na e bëftë të mundur t’i realizojmë të gjitha këto

/XhamiaMbret/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here