Muhamedi alejhi selam dhe jetimi

0
594

Profeti Muhamed a.s doli ditën e bajramit për të kryer lutjen bashkë me besimtarët dhe në rrugë, pa disa fëmijë duke luajtur dhe gëzuar. Dikë më tej, ai pa një fëmijë të vetmuar i cili qante. Ai kishte rroba të grisura dhe të vjetra. Profeti a.s iu afrua dhe e pyeti:”Përse qan ndërkohë që të fëmijët e tjerë luajnë?”

Fëmija iu përgjigj:”Më ler rehat o njeri (ngaqë nuk e njihte)! Im at më ka vdekur në luftë, kurse Nëna ime u martua me një burrë tjetër. Ai më ka marrë ato pak pasuri që la pas im atë dhe më ka nxjerrë edhe nga shtëpia. Tashmë nuk kam as çfarë të ha, të pi dhe të vesh, nuk kam as shtëpi ku të fus kokën. Kur pashë bashkëmoshatarët e mi duke luajtur të gëzuar, mua mu kujtua trishtimi im, prandaj dhe më rrodhën lot për mjerimin ku jetoj.”

Profeti Muhamed a.s ia vuri dorën në sup dhe i tha:”A do të ishe i kënaqur që të bëhem unë babai yt, Fatimja të bëhet motra jote, Aliu xhaxhai jot, Hasani dhe Husejni vëllezërit e tu”

Atëherë fëmija e kuptoi se burri përballë ishte profeti Muhamed a.s, prandaj dhe iu përgjigj:”E kush nuk do të kënaqej me këtë o i dërguar i Zotit?”

Profeti a.s e çoi në shtëpinë e tij, e veshi me rroba të reja, e ushqeu dhe e gëzoi. Mandej, fëmija u turr drejt shokëve të tij duke luajtur gjithë gëzim. Disa prej tyre, kur e panë e pyetën:”Po ti ishte duke qarë deri pak më parë, çfarë të bëri kaq të lumtur kaq shpejt?”

Ai u përgjigj:”Isha i urritur dhe tashmë u ngopa, isha i etur dhe e shova etjen, isha me rroba të vjetra tashmë kam rroba të reja, isha jetim dhe tani për mua do të kujdeset i dërguari i Zotit, Fatimeja është motra ime, Aliu xhaxhai im, Hasani dhe Husejni vëllezërit e mi.”
O Zoti ndihmoji jetimët kudo qofshin, zgjidhua hallet dhe plotësojua dëshirat!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here