Ç’MBJELLË, KORRË!

0
1280

Një njeri i vjetër në moshë dhe me trup të lodhur ishte shtrirë në spital. Për çdo ditë e vizitonte një djalosh nga një orë e më shumë. Ai i ndihmonte për të ngrënë ushqimin dhe për t’u pastruar. Shpesh e shëtiste atë nëpër kopshtin e spitalit dhe, kështu, plaku qetësohej dhe gjendja e tij stabilizohej ndopak.

Një ditë prej ditësh, motra medicinale hyri në dhomën e tij për t’ia dhënë barërat dhe për ta përcjellë gjendjen e tij shëndetësore. Ajo i tha:

– MashAllah! A është ky i biri?

Plaku shikoi nga ajo, por nuk foli gjë. I mbylli sytë dhe tha në vete: Ah, sa mirë do të ishte po të kishte qenë biri im! Më pas, i tha motrës medicinale:

– Ky është jetim i lagjes ku jetonim unë dhe gruaja ime më herët. Një ditë e takova duke qarë te dera e xhamisë dhe e kuptova se prindi i tij kishte ndërruar jetë dhe e kishte lënë të vetëm. Kur e pashë në këtë gjendje, u mërzita për të dhe i bleva një ëmbëlsirë.

Që nga ajo ditë më nuk e kam takuar asnjëherë! – tha i emocionuar plaku. – Mirëpo, nga momenti kur e kuptoi se unë dhe gruaja ime jemi pa fëmijë, vjen dhe na viziton për çdo ditë, për ta përcjellë gjendjen tonë shëndetësore.

Kur vërejti se unë u plaka dhe trupi m’u dobësua, e mori gruan time në shtëpinë e tij, kurse mua më solli në spital për kurim. E, kur e pyeta pse kujdesej kaq shumë për ne, më thа i buzëqeshur: “O xhaxha, shija e ëmbëlsirës që ma bleve kur isha fëmijë ende ekziston në gojën time!”

Hoxhë Irfan Jahiu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here