Home Keshilla 7 gjëra për ezanin

7 gjëra për ezanin

607
0
SHARE

Ibnul Kajjimi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Pesë gjëra janë prej sunetit në ezan:

 

1. Përsëritja e fjalëve të ezanit. Argument për këtë është fjala e tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë:  “Kur muezini thotë: ‘Allahu ekber, Allahu ekber’ dhe dikush nga ju thotë: ‘Allahu ekber, Allahu ekber’, pastaj kur të thotë: ‘Esh-hedu en la ilahe il-lAllah’ dhe dikush thotë: ‘Esh-hedu en la ilahe il-lAllah’. Pastaj kur të thotë: ‘Esh-hedu ene Muhameden rasulullah’ dhe dikush thotë: ‘Esh-hedu ene Muhameden rasulullah’. Pastaj kur të thotë: ‘Hajje alas salah’ dhe dikush thotë: ‘La haule ue la kuvete ila bilah’. Pasta kur të thotë: ‘Hajje alel felah’ dhe dikush thotë: ‘La haule ue la kuvete ila bilah’. Pastaj kur të thotë: ‘Allahu ekber, Allahu ekber’ dhe dikush thotë: ‘Allahu ekber, Allahu ekber’. Pastaj kur thotë: ‘La ilahe il-lAllah’ dhe dikush thotë: ‘La ilahe il-lAllah’ nga zemra e tij do të hyjë në xhenet.”  E transmeton  Muslimi.

 

2. Dërgimi salavat për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Argument për këtë është fjala e tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kur të dëgjoni muezinin edhe ju thoni ashtu siç thotë ai, pastaj dërgoni salavat mbi mua, sepse kush dërgon një salavat mbi mua, Allahu i dërgon atij dhjetë salavate për shkak të tij…” Transmeton Muslimi

 

3. Kërkimi tek Allahu uesileh për të Dërguarin e Tij sal-lAllahu alejhi ue sle-lem. Argument për këtë është fjala e tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kur të dëgjoni muezinin edhe ju thoni ashtu siç thotë ai pastaj dërgoni salavat mbi mua, sepse kush dërgon një salavat mbi mua, Allahu i dërgon atij dhjetë salavate për shkak të tij. Pastaj lutuni Allahut që të më japë vendin e afrimitetit, i cili është një vend në xhenet, të cilin nuk e meriton veçse një prej robëve të Allahut, që shpresoj të jem unë. Kush i lutet Allahut që të ma japë mua atë vend, atij i bëhet e lejuar ndërmjetësimi.”Transmeton Muslimi.

 

Dhe fjala e tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush thotë kur dëgjon ezanin (në përfundim të tij): ‘All-llahumme Rabbe hadhihid-da’uetit-tammeh ves-salatil kaimeh, ati Muhammeden el-uesilete ve’l-fadilete ueb’ath-hu mekamem-mahmudeni’l-ledhi ue’at-teh’ i bëhet e lejuar ndërmjetësi im.”

 

4. Fjala “Radijtu bilahi raben…”.Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush thotë kur dëgjon mueznin: dhe unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një të vetëm e të pashoq dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i tij. I kënaqur jam që Zoti im është Allahu, me Islamin si Fe dhe me Muhamedin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, të Dërguar, Allahu ia fal mëkatet atij”. Transmeton Muslimi.

 

5. Lutja për veten. Argument për këtë është fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Duaja  që bëhet ndërmjet ezanit dhe ikametit nuk kthehet mbrapsht.”E transmeton  Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. Hadith autentik.[1]

 

6. Falja e dy rekateve mes ezanit dhe ikamet në aksham.Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Pasi muezini thërriste ezanin, disa prej shokëve të Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nxitonin për të shkuar pas shtyllave të xhamisë dhe falnin dy rekate namaz vullnetar deri sa të dilte i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sle-lem, para faljes së namazit farz të akshamit…”E transmeton Ahmedi dhe Buhariu.

 

Në një transmetim tjetër thuhet: “Ndërmjet çdo dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) ka një namaz (vullnetar). Ndërmjet çdo dy ezaneve ka një namaz (vullnetar). Ndërsa në të tretën herë tha: për atë që dëshiron.”

 

7. Vonimi i ezanit të drekës kur bën shumë vap. Transmetohet nga Ebu Dheri, radijAllahu anhu, se ka thënë: “Ishim me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në një udhëtim dhe muezini deshi të thërriste ezanin e namazit të drekës, por i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i tha atij:‘Prit të freskohet’. Më pas ai deshi të thërriste ezanin, por ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i tha përsëri: ‘Prit të freskohet’. Ndenjëm deri sa pamë hijet e pirgjeve të dheut të zmadhohen. Atëherë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, tha:,I nxehti i fortë është prej shfryrjes së xhehenemit, ndaj nëse bën i nxehtë i madh, vonojeni namazin (e drekës) deri sa të freskohet koha’.”Muttefekun alejhi.

 

Përktheu: Unejs Sheme


Warning: A non-numeric value encountered in /home/admin/web/ligjeruesiislam.com/public_html/wp-content/themes/Newsmag/includes/wp_booster/td_block.php on line 997

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here