Letër e një fëmiu të një dëshmori! (Shumë prekëse)

0
849

“I dashuri baba, më fal të lutem, më fal që po e marr këtë vendim që ti kurr nuk do të më falësh as nën varrë, sot unë palove teshat e mia, sot po i vë qelsin shtëpisë tonë, po e lë nënën time dhe tëndën në prag të shtëpisë si dy qyqe, po ju kthej shpinën të afërmëve që ti mi le, se po nisem në një rrugë të re.

Porosia jote e fundit ishte që të rritemi, të shkollohemi dhe të punojmë për ndërtimin e shtetit, që aq shumë e deshte, të cilit vend ti ja fale edhe jetën.

Pavarësisht nga skamja dhe varfëria e madhe që u shtri mbi familjen tonë, ne u shkolluam, por në punë askund spo mund të kyqemi, sepse shokët e tu të pushkës, po na shohin vetëm në fushatat zgjedhore, apo në përvjetorin tënd, i kanë zënë ka 10 vende pune, e në fëmijët e Dëshmorëve duhet të presim pensionin tënd që të mbushim barkun bukë, andaj sot mora një vendim që do ta vuaj tërë jetën, por spo kam rrugë tjetër, sot po nisemi për Europë apo edhe më larë.

Ata që ty të vranë dhe masakruan qindra mijra fëmijë, gra dhe pleqë, ata po trajtohen si familje mbretërore nga qeveria e Kosovës në Atdheun tënd, po sillen sot si pronarë të Kosovës, të gjithë të punsuar, dhe po bëjnë qfarë po dojnë sikur në kohën e Milloshoviqit… Babi, më fal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here