Keshilla

Pse nuk më ecë mirë asgjë?

Pyetje: Desha të pyes hoxhë i nderuar pse shumë herë kur kam dëshirë me më ecë gjërat mirë, përfundoj pa rezultat dhe shumë herë them jam lodhë nga çdo gjë, por prap kam vullnet për jetë. Pra, puna nuk më ecë, dëshiroj të di pse? Kaloni bukur.

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…

Së pari, përkundër të gjithave ki mendim të mirë për Allahun. Pothuajse çdo punë të cilën e fillon njeriu pasohet me pengesa apo peripeci të ndryshme. Prapa këtyre pengesave fshihet urtësia e Allahut, sepse Ai nuk zgjedh për robin e Tij përveçse më të mirën. Ndoshta rezultati të cilin dëshiron ta arrish do të bëhet pengesë për shumë e shumë punë të tjera. Andaj, kur mendon se nuk të ecin gjërat duhesh ta kesh parasysh se edhe ajo është një e mirë për ty, përderisa ti ke dhënë kontributin e duhur në atë drejtim. Shpreso tek Allahu çdo herë, dhe ki besim se çdo gjë ndodhë vetëm me caktimin e Allahut, caktim i cili është me urtësi absolute. Mbille shpresën tek vetja yte për një të ardhme që do të bëjë të buzëqeshësh një ditë. Mos e urrej veten dhe mos e mbyt zemrën tënde duke menduar për gjëra të këqija, që realisht nuk ekzistojnë dhe as që ndoshta do të ndodhin një ditë. Nganjëherë të duket se ke arritur në një rrugë të mbyllur, por për një moment gjen se Allahu t’i hapë rrugët e mirësive të Tij. Dije se ata që ecin me kokë mbrapa nuk arrinë në cakun e dëshiruar asnjëherë. Allahu e di më mire dhe në Dorën e Tij është suksesi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WordPress spam blocked by CleanTalk.

Me te shikuarat

To Top
error: Content is protected !!