Thenie

Historia e princit i cili tundohej shumë nga femrat! Ajo që i tha dijetari e habiti dhe ai…

Dikur, në historinë që do të trajtojme me lejën e Zotit, femrat më të bukura, i takonin princave të qytetit, dhe ato dilnin mbi mjete që mbaheshin nga njerzit, për arsye që ekspozimi i tyre të ishtë mëse i dukshëm! Njëra prej femrave, të mbretërisë, e veshur me rrobat më të bukura, e lyer me parfumet më të mira po kalonte drejt vendit! Ajo pretendonte se ishte femra më e bukur. Kur po kalonte pranë njerëzve, një musliman, dijetar i quajtur: Malik Ibn Dinar, e pa dhe pyeti dikë:
Kush është kjo?!
– I thanë: Kjo është femra më e bukur e qytetit!
– Malik Ibn Dinar tha: Dy lek nuk e blej unë këtë! As për dy lek nuk ka për çfarë të më duhet!
Ajo e dëgjoi, u habit, u prek. Nuk e priste që dikush t’i shprehej në këtë mënyrë sepse ishte mësuar që merrte vetëm komplimente. Vëlla dhe motër e nderuar, krahësimin bëjë vetë, pas kësaj ngjarje më situatën komike dhe të vështirë që rinia jonë ndodhet sot! Kjo femër se priste në asnjë moment një fjalë të tillë, ajo e konsideronte veten si një femër të bukur! Femrat, kur mbivlerësojnë veten duan që dhe detjatet më të vogla të tyre të duken! Pasi Malik Ibn Dinar, iu shpreh në një gjuhë të drejtë, ajo po mendonte rreth grimit, veshjes, parfumit etj, sepse mendonte se këto i jepnin asaj një një nuancë bukurie. E mërzitur në maksimum u nis drejt pallatit mbretëror. I shkoi princit dhe i tha:
– Jam ofenduar pafund sot!
– Princi i habitur i tha: Përse!? Çfarë ka ngjarë?!
– Në momentin kur po kaloja, doli dikush më pa dhe tha: Dy lek nuk bën kjo femër!
Princi u befasua, sepse këtë femër nga injoranca ai e mbante si një xhevahir të madh! Urdhëroi ushtarët të thërisnin në pallatin mbretëror njeriun që kishte thënë këtë gjë! Shkon Malik Ibn Dinar, muslimani i ditur dhe i thotë mbretit:
Për çfarë me ke thirrur?!
– Princi i tha: Ti, ke thënë për këtë femër të bukur, që kjo nuk bën 2 lek!
– Malik Ibn Dinar i tha: Edhe dy lek i ka shumë kjo femër!
Drejpërdrejt, ia tha në sy princit. Ai u habit totalisht, por u tregua i zgjuar dhe e pyete Malik Ibn Dinarin:
– Me çfarë ma argumenton?!
Të kujtohet para shumë kohësh, që ka qënë një femër shumë e bukur e cila mbahej si kjo sot?!
– Tha: Po!
Sa lek e blen atë femër?!
– Anjë lek nuk e blej!
– Malik Ibn Dinar i tha: E njëjta gjë është, mbas pak kohësh as kjo nuk do jetë, as un nuk do jem, as ti nuk do jesh. I vetmi që mbetet është i madhi Zot! Kjo botë është mashtruese.
Ky musliman i ditur, i tregoi princit disa të meta që ka femra dhe mashkulli. Pra çdo njeri ka të metat e tij, nevojat e tij dhe kështu me radhë, pra jemi qënie e dobët. Sepse njeriu ka nevojë të pastrohet, të rregullohet etj. Kur princi u ballafaqua me këtë situatë ai po fillonte të mendonte, se ky njeri po i thoshte të vërtetën dhe pyeti këtë femrën që e mbante si xhevair:
– Çfarë mendon ti për këtë që po thotë?!
Njeriu e njeh veten e vet, i di të metat, dhe e di që çdo gjë është dhuratë nga Krijuesi i Gjithësisë. Por në momentin që e mbivlerësojnë fillon dhe harron të reflektojë, duke menduar se është dikushi. Realisht pak i duhet njeriut të vrapojë dhe mbushet me djersë, nësë nuk lahet mban erë! Dhe nësë nuk e zbret Sunduesi i Gjithësisë ujin, nuk i afrohet asnjënjeri! Kjo botë është e vogël të gjithë do ikim! Kjo femër mendoi dhe reflektoi duke thënë:
– Nuk kam dëgjuar fjalë më të vërteta!
Desh i madhi Zot që u udhëzuan në Islam. Kjo është bukuria e Islamit, t’i tregosh njeriut të vërtetën dhe jo ta mashtrosh atë duke e dëmtuar. E vërteta është që duhet të lidhemi me të Përjetshmin, të mos e humbim të Përjetshmin për të përkohshmen, të mos e humbim Krijuesin për krijesën, as nuk duhet humbur Përjetësia për gjërat e vogla të kësaj bote.

Me poshtë këtë ngjarje e sqaron edhe Hoxha i nderuar Elvis Naci:

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WordPress spam blocked by CleanTalk.

Me te shikuarat

To Top
error: Content is protected !!