Kur’ani dhe Astronomia

0
674

Në shumë shekuj, shkenca ka përparuar në zbulime shpeshherë të mahnitshme, që bënë kthesë në lëmenj të caktuar shkencorë.

Astronomia, kjo shkencë me shumë pikëpyetje, është nga shkencat që shumë zbulime i bënë fare vonë. Siç do të shohim më tej, shumë prej këtyre fakteve të zbuluara e të vërtetuara nga shkenca, ishin shpallur 14 shekuj më parë në Kuranin e shenjtë. Kurani përmend që universi zuri fill prej një “materieje të gaztë”? (Fussilet: 11).
Këtu përdoret fjala arabe “duhan”, e cila përfaqëson tymin. Një analogji e përsosur për gazin dhe pjesëzat e mbetura pezull dhe gazet që ishin tepër të nxehta. “Mandej e mësyu qiellin e ai ishte tym…” (Po aty). Vëmë re që ajeti nuk thotë re apo gaz, por tym i cili është gaz i nxehtë, sa kohë që retë janë të ftohta. Teoria e mëvonshme e Big-Bengut, e shqyrtuar prej amerikanëve George Gamow, Ralph Alpher dhe Robert Horman, tregoi që e tërë ngjarja kishte ndodhur në një temperaturë tepër të lartë. Edhe mosha e universit përmendet saktësisht në Kuran: “Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet”. (Mearixh: 4).
Ky ajet i referohet hipjes së engjëjve dhe shpirtit (që
nënkupton Xhibrilin) në qiell, pas rregullimit të të gjitha çështjeve të jetës në univers. Ajeti thotë qartë: një ditë që ishte në të kaluarën (50 000 vjet më parë). “Një ditë te Zoti yt, është sa një mijë vjet si llogaritni ju”.(El-Haxh: 47).

Me pak ekuacione të thjeshta:

1 ditë (për Zotin) = 1000 vjet (për njeriun)
1 vit = 1000 x 365 (për njeriun) = 365 000 vjet
50 000 vjet (për Zotin) = 365 000 x 50 000 (për njeriun) =
18.25 bilion vjet

“Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë” (Edh-Dharijat: 47)

Kjo është shumë e qartë kur krahasojmë njërin ajet me tjetrin. Dhe krejt ky univers dhe objektet gjigante dhe xhuxhe i nënshtrohen ligjit të Allahut xh.sh.: “Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë”. (Err-Rrahman: 5).
“Për ju nënshtroi Diellin dhe Hënën, që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë” (Ibrahim: 33).
“Edhe yjet janë nënshtruar me urdhrin e Tij”. (En-Nahl:12). Në Kuran flitet rreth një universi që është “duke u zgjeruar” vazhdimisht. Universi ka qenë duke u zgjeruar prej krijimit të tij.
Hubble, një astronom amerikan, bëri këtë zbulim të rëndësishëm në fillim të shekullit të shkuar. Kjo, para 14 shekujsh u shpall në Librin tonë të shenjtë: “Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë” (Edh-Dharijat: 47).
Shënojmë se fjala “e zgjerojmë” është përdorur në kohën e tashme dhe jo në të shkuarën, gjë që përsëri është në përputhje me faktin se zgjerimi i universit është një proces që vazhdon. Universi është duke u zgjeruar vazhdimisht dhe ai është duke u zgjeruar edhe tani. Por, a do të vazhdojë të zgjerohet gjithmonë? Ashtu sikurse një balonë, pasi universi të ndalë zgjerimin, do të vijë duke u ngushtuar. Brenda një kohe të shkurtër, e gjithë hapësira do të bëhet e kuqe, siç e përshkruan Kurani: “E kur të çahet qielli e të bëhet i kuq, si vaj i shkrirë”. (Err-Rrahman: 37).
“Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë”. (El-Mearixh: 8).
Kur universi të tkurret 1/100 të gjendjes së tashme, nata do të ndriçohet (300 K) si tani mesi i ditës. Pas 80 milion vjetësh temperatura e universit do të jetë 10 milion K dhe yjet e planetët do të jenë derdhur në sapunisje kozmike të elektroneve dhe të bërthamave. “Kur Jusufi i tha babait të vet: O babi im, unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë planetë, dhe Diellin e Hënën i pashë duke më bërë mua sexhde!”( Jusuf: 12:4).

Kurani përmban terma shkencorë tepër të përpiktë

Si qëndron puna me planetin e dhjetë dhe planetin e njëmbëdhjetë? Astronomët supozojnë ekzistimin e një objekti masiv të largët, ende të padukshëm, në skaj të Sistemit diellor. Në këtë distancë tepër të madhe, planeti i dhjetë duhet të jetë tepër i errët për t’u parë prej teleskopëve të tanishëm, megjithëse ekzistojnë disa shpresa se, nëse ai ekziston, gjeneratat e ardhshme, duke mbështetur në hapësirë teleskopët infra të kuq, do të jenë në gjendje ta dallojnë atë. Kurani famëlartë përmend shumë fakte interesante edhe për yje. Do të mundohemi të bëjmë sqarime të disa ajeteve. Një yll i njëjtë me Diellin tonë, do të pasojë një varg ndryshimesh drastike. Planeti më i afërt, Merkuri, do të gëlltitet dhe nxehtësia e madhe e dhënë prej Diellit në stadin e gjigantit të kuq do të bëjë që të vlojnë oqeanet dhe detet në Tokë, për të shënuar fundin e jetës së Tokës. Së fundi ylli do të mblidhet, të humbasë shkëlqimin dhe do të përfundojë në një xhuxh të bardhë. Në Kuran përdoren terma shkencorë tepër të përpiktë: “Kur të shuhen yjet”(El- Murselat: 8), dhe ajeti tjetër:
”Kur dielli të jetë mbështjellë, kur yjet të jenë kolapsur…Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar”. ( Nebe: 1-2, 6).
Është tepër i rëndësishëm fakti se si ajeti thotë: “kur yjet të jenë kolapsur” dhe jo “kur Dielli të jetë kolapsur”. Sepse vlimi i oqeaneve do të jetë pasojë e zgjerimit të Diellit (në fazën e gjigantit të kuq) dhe jo e shuarjes së tij. Pasi oqeanet do të vlojnë shumë gjatë përpara se Dielli të fillojë të kolapset. Astronomët, duke përfshirë dr.Patterson-in të shtetit jugperëndimor të SHBA-së, Missouri, janë të befasuar nga gjetjet në Kuran.
Ata e dinë që në kohën e Muhamedit s.a.v.s, njerëzit besonin se, nëse diçka formohej njëherë, ajo do të ishte e përhershme. Kurani është tepër i përpiktë. Vetë Dielli ynë është një yll në shuarje e sipër. “Dhe se ai është Zoti i Sirusit” ( En-Nexhm: 49).
Sirus-nga greqishtja do të thotë përvëlues apo shëndritës. Sirusi është një yll i shquar. Ai nuk është një prej yjeve më të ndritshme, por, për shkak të distancës së tij, relativisht i afërt me Tokën, pra është një fqinj i Diellit. Sirusi shoqërohet prej një ylli më të dobët, Sirusit B, që është tepër i dobët për t’u parë pa teleskop të madhësive të caktuara, një objekt i vogël, me dendësi të pabesueshme (një lugë gjelle e mbushur me këtë lëndë do të peshonte 2.5 tonë). Përafërsisht 32 000 km
në diametër. Fakt tjetër interesant është aftësia kthyese e qiellit. Atmosfera e Tokës vepron si një pasqyrë në lartësi të mëdha, që është e nevojshme për t’u kthyer drejt sipërfaqes së Tokës:

a) rrezet infra të kuqe, që reflektohet prapa, gjë që siguron ngrohtësi globale;
b) avujt e ujit, të cilët ngrihen dhe formojnë retë, kthehen si shi i dobishëm;
c) valët e telekomunikacionit (radio, TV…etj.) pasqyrohen duke bërë të mundshme për dikë, të themi që në Prishtinë të marrë sinjalet e transmetuara në Xhakarta.
Kurani pohon këto funksione të atmosferës: “Pasha qiellin që kohë pas kohe kthen”. ( Tarik: 11).
Në Kuran ceken edhe ajete për mbrojtjen e qiellit. “Qiellin më të afërt (të dynjasë), Ne e stolisëm me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur”. ( Fussilet: 12).
A thua prej çfarë e mbron atë?
Dijetarët bashkëkohorë thonë: “Sikur shtypja atmosferike të ishte më e ulët sesa është, atëherë shkëndijat e shumta do ta çanin Tokën në të gjitha pjesët e saj”. Biologu Frank Alen, në librin e tij “Zoti zbulohet në shekullin e diturisë”, thotë se Toka është e mbështjellë me një materie të gaztë, e cila përmban gazrat e nevojshme të jetës. Ajo ngrihet mbi rruzullin tokësor më tepër se 500 milje. Fakti më interesant është se vetëm rrezet e padëmshme, rrezet e shkurtra ultra-vjollcë dhe valët e radios, janë në gjendje të përshkojnë atmosferën. Por pjesa më e madhe e rrezeve ultra-vjollcë, shumica e të cilave janë të dëmshme, filtrohen nga shtresa e ozonit.

Ekzistojnë universe të tjera, atje s’ka forcë tërheqëse, s’ka shpejtësi drite dhe nuk ekziston nocioni i kohës

Një temë interesante përbëjnë edhe vrimat e zeza. Nëse do të binit në një vrimë të zezë, do të ishte e pamundur për ju ta dinit se kur do ta preknit horizontin e ngjarjes. Singulariteti është një pikë në të cilën përkulja e hapësirëkohës bëhet e pafundshme. Sipas Stephan Hawking-ut dhe shkencëtarëve të tjerë, kontakti me botët e tjera fillon këtu. Ata mendojnë se ekzistojnë universe të tjera; atje nuk ka forcë tërheqëse, nuk ka shpejtësi drite, nuk ekziston nocioni i kohës. Shkencëtarët thonë se pakufizueshmëria e singularitetit është e ngjashme me vrimën e gjilpërës.
Në lidhje me këtë ekziston ajeti kuranor: “Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej atyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhenet derisa të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës”. (A’raf: 40).
Një gjë tjetër që duhet shtjelluar, është edhe lidhja misterioze në mes kalendarit gregorian dhe atij islamik.
Në një ngjarje kuranore, rreth një grupi besimtarësh që kishin shpëtuar prej armiqve të tyre në sajë të një gjumi të gjatë të mbinatyrshëm në një shpellë, Zoti na tregon rreth kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre në shpellë. Kjo kohëzgjatje ishte 300 duke i shtuar edhe 9 vjet të tjerë. A janë 300 apo 309 vjet? “Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet. Thuaj: Allahu e di më së miri sa kanë ndenjur…”(Kehf: 25-26).
S (Viti diellor) = 365.242199 ditë
L (Viti hënor) = 354.36705 ditë
D (Diferenca) = S – L = 365.242199 – 354.36705 = 10. 875149
S/D = 33.5850294
300 x D = 3262.5447 ditë
S/D = 1.0306889396
(300 x D)/5 = 8.932551356
Nëntë vitet diellore (9 x 5) = 3287.179781 ditë
Nëntë vite hënore (9 x 2) = 3189.30345 ditë
300 vite diellore = 109 572.6597 ditë
300 vite hënore = 1.6 310.115 ditë
300 x S – 300 x L = 3360.42 ditë
300 x L + 9 x S = 10631.115 + 3287.17979 = 109597.28
Dhe përfundimisht:
(300 x S)/L = 309.20668188535
Diferenca në mes vitit diellor dhe atij hënor është 10.875149. Pas 33.5850294 vitesh diellore, numri i përgjithshëm i këtyre diferencave është një vit diellor në të njëjtën pikë fillimi në çdo 33.58 vjet. Ajeti tjetër thotë: “Allahu e di më së miri sa gjatë qëndruan…”. A është thënë ky koment për të ndriçuar vërtetësinë e këtij numri, në një kohë kur ekzistojnë kaq shumë pohime dhe opinione rreth kësaj? Por edhe ajeti tjetër flet për atë që cekëm më lart: “Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre, që t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti është dëshmitar i çdo gjëje”. (Fussilet: 53)
Si përfundim i këtyre llogaritjeve, themi se diferenca e 300 viteve diellore (109572.6597 ditë) dhe 300 viteve hënore (106310.115 ditë) është 3262.54. Ky numër i ditëve është më afër 9 viteve diellore sesa 9 viteve hënore, kjo nënkupton se djelmoshat e shpellës qëndruan 300 vite diellore, pra 300 vite hënore duke iu shtuar 9 vite diellore. Numri 300 qëndron i njëjtë dhe shtesa vjen si pasojë e diferencës midis konceptit të vitit diellor dhe të atij hënor. Shtimi në këtë rast është 9 vite diellore. Gjithashtu Kurani jep një përshkrim vizual të përpiktë të “Teorisë së Big Beng-ut” të krijimit të universit. Universi u krijua miliona vjet më parë gjatë një shpërthimi tepër të madh të quajtur “Big- Beng”. Kjo përmendet shumë qartë në Kuran: “A nuk e dinë ata të cilët nuk besuan se qiejt e Toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë”? (El- Enbija: 30).
Përfundimisht, mund të përfundojmë se shumë prej temave mjaft të diskutuara në astronomi, gjejnë përgjigjen në Librin tonë të shenjtë. Kjo e bën Kuranin të gjithanshëm, të përpiktë dhe me mjaft terma shkencorë. Faktet e lartpërmendura janë vetëm disa nga mrekullitë shkencore të shpallura 14 shekuj më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here