DJALOSHI I VOGËL U ANKUA TE ZOTI

0
624

Zoti im! Unë quhem Ahmed. Mësuesja e mësim-besimit fetar më ka thënë që Ti na ke krijuar. Ajo na mëson që sa herë që diçka kemi nevojë, duhet të lutemi apo kur diçka na pengon… duhet të drejtohemi me lutje tek Ti.

O Allah, javën e kaluar kam qarë me ngashërim…

E di pse?

Sepse babai im e shtyu gjyshen time dhe e rrëzoi përtokë. Gjyshja qau shumë… ndërsa unë nuk duroj dot kur ajo qanë; dhe sa herë që ajo qanë, qajë edhe unë me të.

Shkova tek mami dhe i thashë çfarë bëri babai dhe se nuk është gjë e bukur, por unë e di që edhe mami i bërtet dhe e shtynë. Ndërsa mami më ka thënë që të mos i tregojë askujt, le të jetë sekreti ynë thotë ajo…

Çfarë është sekret, o Allah? Përse nuk duhet ti them askujt?

Babai dhe mami im nuk përkujdesen për gjyshen dhe sa herë që ajo nuk është prezentë, ata thonë që ajo është “barrë”, ndërsa unë nuk e di çfarë është ajo…

O Allah, çfarë është barrë?

Deri sa ishte gjyshi gjallë, të gjithë ishim të lumtur. Ndërsa kur ai erdhi tek Ti, të gjithë flisnin përse edhe gjyshja nuk shkoi me të…

O Allah, përse nuk e thërret edhe gjyshen tim tek Ti?

Babai dhe mami nuk më lejojnë të lozi me gjyshen, ndërsa unë dëshiroj të lozi me të; edhe ajo gëzohet shumë kur është me mua. Ndërsa kur unë nuk jam në shtëpi, ajo qanë…

O Allah, unë nuk dëshiroj që ajo të qajë…

Një ditë kur shkuam për piknik, gjyshja nuk erdhi me ne. Kur e pyeta mamin përse, ajo më tha që gjyshja nuk dëshironte të vjen me ne. Atë natë unë shkova te dhoma e saj dhe e pyeta përse nuk erdhi, e ajo m’u përgjigj se nuk ndjehet mirë.

Kur në mëngjes i thashë mamit që gjyshja nuk ndjehet mirë, ajo filloi të më bërtet dhe më tha që të mos flas më me të…

Ditën e nesërme, gjyshen e dërguan diku. E kërkova gjithkund, por nuk e gjeta. Ndoshta e kanë dërguar te mjeku, meqë nuk ishte mirë, mirëpo në mbrëmje e kthyen prapë…

Ajo ishte e shtrirë. E shikoja në fytyrë, por ajo nuk lëvizte aspak. Kur e pyeta mamin çfarë ka ndodhur, ajo më tha se ka ardhur tek Ti…

Mësuesja më thotë që ata që vijnë tek Ti, hyjnë në Xhennet dhe pinë qumësht të ëmbël…

Edhe unë dëshiroj të pi qumësht me gjyshen dhe gjyshin…

O Allah, dëshiroj që të jenë të lumtur tek Ti… Kujdesu për ata. Mos lejo të qajnë. Jepu ëmbëlsira dhe gjëra të shijshme…

O Allah, të premtoj që do të jem i mirë, do t’i lexojë duatë para gjumit… a do të ma dhurosh edhe mua Xhennetin? Unë të dua shumë.

“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” [Kur’an, El-Isra, 23-24]

Përshtati: Lutfi Muaremi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here