Duaja kur jemi të mërzitur dhe të pikëlluar.

0
2293

Çdo kujt prej nesh, i ndodh në jetën e pëditshme, në mardhënie familjare, shoqërore apo në mjedise punë, të jetë i shqetesuar dhe të mërzitet me ose pa shkas. Brengat marin fund kur balli jonë prek sexhden, nëse i lutemi Zotit të Madh me nje lutje të sinqerte gjithçka do të ndryshojë.

Këto janë dy nga disa duatë të cilat besimtari duhet t’i përmende dhe praktikoje kur ai është i brengosur dhe i pikëlluar.

All-llahume inni abduke ve ibnu abdike ve ibnu emmetike, nasijeti bijedike, madin fijje hukmuke, adlun fijje kadauke, es eluke bi kul-lin ismin huve lek semmejte bihi nefsek ev enzeltehu fi kitabik ev al-lemtehu ehaden min halkik, ev iste therte bihi fi ilmil-gajbi indek, en texh’ale El-Kur’ane rebi’a kalbi ve nure sadri ve xhelae huzni ve dhihabe hemmi.

O Zoti im, unë jam robi Yt e biri i robit Tënd dhe i robëreshës Sate, balli im është në dorën Tënde. Dispozitat Tuaja mbi mua i pranoj, i drejtë është gjykimi Yt mbi mua. Të lutem më çdo emër me të cilin e ke emëruar veten Tënde ose që e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bërë Kur’anin pranverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, shëndritje për pikëllimin dhe largim për dëshpërim. Ahmedi1/391.

I Dërguari i All-llahut, Muhammedi Alejhi Selam, e përsëriste shpesh këtë  dua: “All-llahumme inni e udhu bike minel-hemmi vel-huzni, vel-axhzi vel-keseli, vel-buhli vel-xhbni, ve dale id-dejni ve galebetir-rixhali.”

O Zoti im, kërkoj mbrotjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mundjet e njerëzve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here