Si mund e pamundura të bëhet e mundshme?

0
1067

Na ishte një herë një grup i bretkosave. U mblodhën për të konkurruar në ngjitje. Qëllimi ishte që të ngjiten në majë të një kulle.

Masa të mëdha u mblodhën poshtë kullës për të parë garën dhe mbështesin garuesit si çdo vit.

Gara filloi.

Sinqerisht, askush në audiencë nuk besonte se ndonjë bretkosë mund të ngjitet në majë të kullës, sepse ajo kurrë nuk kishte ndodhur.
Mund të dëgjoheshin fjalë të tilla si: “Është shumë e vështirë” ose “kurrë askush nuk do të ngjitet në krye!”

Në të vërtetë, pak nga pak, bretkosat filluan të dorëzohen. Avanconin vetëm ato që ishin më të përgatitura.

Masa tashmë kishte filluar të bërtasë: “Është shumë e vështirë, kurrë nuk do ta bëni atë!”

Bretkosat gjithë e më tepër dorëzoheshin, ndërsa turma ishte më e zëshme: “Është e pamundur që të ngjiten në majë! Ajo kurrë nuk i ka shkuar për dore askujt! ”

Megjithatë, mbetën bretkosat më këmbëngulëse.

Ato me vetëbesim ngjiteshin drejtë majës së kullës. Si duket audienca kishte ndikim në ta, dhe vazhdonin të bërtasin, ashtu që përfundimisht hoqën dorë të gjitha bretkosat përveç njërës që në mënyrë të sigurt rrëmbente drejtë majës.

Turma akoma ishte e pamëshirshme në britmat e tyre, “Dorëzohu, askush nuk e ka bërë këtë. Çfarë aktron?! Çfarë imagjinon?! ”
Por, bretkosa vazhdoi të ngjitet. Turma bërtiste, bretkosa ngjitej…
Dhe në fund, bretkosa arriti në maje!

Hera e parë që një bretkosë të ketë sukses. Hera e parë që e pamundura të bëhet e mundshme. Dhe natyrisht pas garës të gjitha dëshironin të fotografohen me ngadhënjimtarin.

Të gjithë dëshironin ta njihnin. Të gjithë dëshironin ta dinë si ia arriti. Askush nuk mundte të besoj.

BRETKOSA ISHTE E SHURDHËR.

Bëhuni të shurdhër nga dekurajimet dhe të gatshëm për të pamundurën!

Burimi: novihorizonti

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here