Të jemi të kënaqur me atë që kemi

0
806

Në pyll jetonte një sorrë e cila ishte e kënaqur plotësisht me jetën e saj, derisa një ditë pa një mjellmën dhe mendoi: “Shih sa e bardhë që është kjo mjellmë, ndërsa unë kaq e zezë! Me siguri që ajo është zogu më i lumtur në botë.”

Këtë ia tha edhe mjellmës, me çka ajo ia ktheu: “Në të vërtetë edhe unë mendoja kështu derisa pashë papagallin dyngjyrësh. Prandaj mendoj se papagall është zogu më i lumtur i krijuar ndonjëherë!”
Pasi dëgjoi fjalët e mjellmës, sorra kureshtare shkoi dhe e gjeti papagallin.
“A je ti zogu më i lumtur në botë?” e pyeti sorra.
“Unë kisha një jetë shumë të lumtur derisa pashë palloin”, tha papagalli. “Unë kam vetëm dy ngjyra, ndërsa ia ka shumë ngjyra, prandaj mendoj se ai duhet të jetë zogu më i lumtur në botë.”
Sorra, u nis për ta kërkuar palloin dhe e gjeti në një kopsht zoologjik. Aty pa mijëra njerëz të mbledhur rreth tij duke u mahnitur me bukurinë e tij. Kur njerëzit u larguan, sorra iu afrua palloit dhe i tha: “Ti je zogu më i bukur që kam parë ndonjëherë. Njerëzit çdo ditë vijnë që të shohin ty, prandaj mendoj se ti je zogu më i lumtur në botë!”
“Edhe unë gjithmonë kam menduar se jam zogu më i bukur dhe më i lumtur në botë”, por për shkak të bukurisë sime, unë mbahem i mbyllur në kafazin e këtij kopshti zoologjik. Çdo ditë shikoj rreth e rreth kopshtit zoologjik dhe kam vërejtur se sorra është i vetmi zog që nuk rri i mbyllur në kafaz. Prandaj, ka një kohë që në vetvete mendoj sa i lumtur do të isha nëse do të isha sorrë, që të kem mundësi të fluturoj ku të dua”, tha palloi.

* * *

Sprovat, intrigat dhe shqetësimet jetësore shpeshherë na çojnë në situata që jetën të cilën e jetojmë ta krahasojmë me jetët e njerëzve tjerë. Bëhemi lakmues të begative që i shfrytëzojnë të tjerët, ndërsa ato që na janë dhënë neve i harrojmë. Nuk ekziston njeri që është përjetësisht i lumtur apo përjetësisht i pafat. Nuk ekziston njeri që nuk është sprovuar me diçka, apo që nuk ka ndonjë brengë. Njeriu është krijesë e dëshirave dhe kërkesave, kur realizon njërën lakmon tjetrën, e kështu me radhë. Pak prej nesh, së paku një herë në ditë, i kujton begatitë që na janë dhënë dhe falënderojmë Zotin për këtë.
Nëse vazhdimisht jemi të pakënaqur dhe ankohemi për diçka, atëherë kemi problem me besimin tonë. Krahasimi me të tjerët i hap rrugën djallit të mallkuar që të luajë me neve. Që zemrat tona të vulosën nga zilia dhe xhelozia, dhe që ndjenja të tilla të na kaplojnë aq shumë sa që mos të hetojmë se jemi duke bërë mëkate dhe kemi devijuar nga rruga e drejtë.
Allahu i Plotfuqishëm, në një hadith kudsij thotë: O robi im, të gjithë të duan ty për veten e tyre, kurse Unë të dua për ty!
Besimtari i vërtetë beson dhe është plotësisht i bindur se Zoti i tij e do atë, prandaj gjendja në të cilën gjendet, pa marrë parasysh sesi i duket në një moment të caktuar, është më e mirë për të. Për shkak të botëkuptimeve tona të kufizuara ndaj botës, ne harrojmë se mes të zezës dhe të bardhës ekzistojnë shumë nuanca të përhimëta.
Gjërat që i shohim nuk janë ashtu siç duken në shikim të parë, dhe shpeshherë vlerën e disa begative e kuptojmë vetëm atëherë kur i humbim ato.
Prandaj, besimtari nuk duhet të dëshpërohet dhe të lejon që emocionet negative ta kaplojnë shpirtin e tij, por duhet të veproj sipas Udhëzimit të Zotit tij.

Allahu i Madhërishën thotë: “… Merre atë që ta dhash dhe bëhu mirënjohës.” (Kur’an, 7:144)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here