Home Keshilla Namazi në dhjetë pika, ja si ta kryeni atë më mirë

Namazi në dhjetë pika, ja si ta kryeni atë më mirë

1657
0
SHARE

Namazi është njëri nga adhurimet më të mira të ditës dhe të fesë, në përgjithësi. Mirëpo, edhe pse është i lehtë për t’u kryer, shohim që, përsëri, te besimtarët ka dilema dhe gabime gjatë faljes. Për ta pasur një pasqyrë më të lehtë dhe për t’i paraqitur karakteristikat e përbashkëta të disa veprimeve në namaz, varësisht llojit të tij, kemi paraqitur këtë radhitje:

Në reqatin e parë, te gjithë namazet, lexohet Subhaneke, Edhu bil-lahi, Bismil-lahi, Elhami (sureja Fatiha) dhe një sure.
Në reqatin e dytë, te gjithë namazet, lexohet Bismil-lahi, Elhami (sureja Fatiha) dhe një sure.
Në reqatin e tretë, te gjithë namazet farz, lexohet Bismil-lahi dhe Elhami.
Në reqatin e tretë të sunnetit të drekës, të sunnetit të xhumasë dhe të sunnetit të fundit të xhumasë, lexohet Bismil-lahi, Elhami (sureja Fatiha) dhe një sure.
Në reqatin e tretë të sunnetit të iqindisë, të sunnetit të jacisë dhe te gjithë namazet nafile katërreqatësh, lexohet Subhaneke, Edhubil-lahi, Bismil-lahi, Elhami (sureja Fatiha) dhe një sure.
Në reqatin e katërt në të gjithë sunnet dhe në të gjithë namazet nafile katërreqatësh lexohet Bismil-lahi, Elhami (sureja Fatiha) dhe një sure.
Ne reqatin e tretë të namazit të vitrit lexohet Bismil-lahi, Elhami (sureja Fatiha), një sure dhe duaja e kunutit.
Në uljen e parë, te gjithë namazet farz, te sunneti i drekës, sunneti i xhumasë dhe sunneti i fundit i xhumasë, lexohet vetëm Ettehijjatu.
Në uljen e parë, te sunneti i iqindisë, sunneti i jacisë dhe te gjithë namazet nafile katërreqatësh, lexohet Ettehijjatu dhe Salavati.
Në uljen e fundit, te të gjithë namazet, lexohet Ettehijjatu, salavati dhe duaja.
Përktheu: Mehas Alija


Warning: A non-numeric value encountered in /var/www/ligjeruesiislam.com/data/www/ligjeruesiislam.com/wp-content/themes/Newsmag/includes/wp_booster/td_block.php on line 997

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here