Mësuesi dhe nxënesi i brengosur

0
281

Erdhi një ditë te mësuesi një nxënës duke iu ankuar: “Më kanë kapluar brengat nga të gjitha anët. Çdo gjë më shkon keq. Jam ngushtuar në gjoks nga problemet e shumta (puna nuk ecën, tregtia jo, borxhet më kanë kapluar).”

Mësuesi e dëgjoi me vëmendje dhe kur nxënësi përfundoi me ankesat e tij, deshi që me një shembull praktik ta ngushëllojë dhe këshillojë. Mori një gotë me ujë dhe në të hodhi një sasi hiri. Uji menjëherë u turbullua. Mësuesi i tha: “Kjo gotë e turbulluar je ti dhe sprovat tuaja.” Pastaj e mori për dore dhe shkuan deri në breg të detit duke vepruar në të njëjtën mënyrë, por uji i detit hirin e hedhur e treti menjëherë dhe prapë mbeti i pastër pa u turbulluar fare.
Pastaj, mësuesi e këshilloi: “Mos u bëj si gota e ujit, por bëhu si uji i detit, Allahu të mëshiroftë!”

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here