Shpjegimi i hadithit “Ato gjëra që ua kam ndaluar  mundohuni të largoheni…” Pjesa fundit

0
221

Shpjegimi i hadithit “Ato gjëra që ua kam ndaluar  mundohuni të largoheni…”

Pjesa fundit

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Tha sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Ato gjëra që ua kam ndaluar mundohuni të largoheni prej tyre.” Përsa u përket atyre gjërave nga të cilat njeriu është ndaluar, ai duhet t’u largohet të gjithave (ndalesave), sepse lënia (e gjërave) është më e lehtë sesa veprimi (tyre). Atë vepër për të cilën je urdhëruar kryeje sa të mundesh, ndërsa lënien e gjërave të ndaluara secili ka mundësi t’u largohet. Prandaj dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ato gjëra që ua kam ndaluar mundohuni të largoheni prej tyre.”

E nuk tha: “largojuni sa të mundeni”, por tha “Ato gjëra që ua kam ndaluar mundohuni të largoheni prej tyre.”

Cdo njeri ka mundësi t’i lërë (largohet nga) gjërat e ndaluara. Përveçse në ndonjë rast domosdoshmërie. Nëse e ka të nevojshme përdorimin e ndalesës, ai e vepron atë si lehtësim. Si p.sh. kur e ka të nevojshme të hajë të ngordhurën. Në kë rast ai ha prej saj sa për mbajtur shpirtin gjallë.

Pastaj Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tërhoqi vërejtjen nga pyetjet e shumta, për të cilat s’ka nevojë në çështjet e fesë. E në lidhje me këtë ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem solli shembull nga popujt e mëparshëm. Ngase nëse shtohen pyetjet shtohet dhe vështirësia e njerëzve në përmbushejn e dyetyrave që mund t’u obligohen si shkak të pyetjeve të shumta. E si rrjedhojë personi që bën shumë pyetje mund të lërë dhe bindjen. Allahu Lartësuar thotë: “O besimtarë! Mos pyesni për gjëra, që, sikur t’ju tregoheshin hapur, do t’ju bënin të ndjeheshit keq,[1] e nëse pyesni për to gjatë shpalljes së Kuranit, do t’ju bëhen të qarta.[2] Allahu jua ka falur ato. Allahu është Falës, i Butë.[3] Pyetje të tilla kanë bërë edhe disa njerëz para jush,[4] por pastaj u bënë mohues të tyre.[5]” El-Maide, 101-102. Teprimi me pyetje të shumta është shkak për lënien e urdhëresave dhe zhytjen në gjëra që s’të takojnë.

Prandaj përmbushe (kryeje) sa të mundesh atë që je urdhëruar, ndërsa nga ajo që je ndaluar, largoju. Detyrë për ty është vetëm pasimi (i teksteve hyjnore) dhe mos hajde me gjëra nga vetja jote, apo të bësh obligim gjëra që nuk janë obligim. Ngase një gjë e tillë konsiderohet dalje para (urdhrit të) Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Allahu Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij.” El-Huxhurat, 1

Mos thuaj “Pse Allahu nuk e ka bërë detyrë këtë (kështu apo ashtu)?”, “Pse Allahu nuk e ka ndaluar këtë gjë?” Mos bëj pyetje të tilla.

“El-Minhatu er-Rabbanijjeh fi sherh El-Erbein en-Neueuijjeh”

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Allahu i ndalon robët e Tij nga pyetja për gjëra që nëse i mësojnë, do i mërzisin dhe do i bëjnë të ndjehen keq, siç ishte për shembull pyetja e disa prej shokëve të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në lidhje me prindërit e tyre: se cili ishte vendi dhe gjendja e tyre në botën tjetër; sepse nëse dikujt do i thuhej se babai yt është në zjarr, padyshim se kjo gjë do e mërziste së tepërmi. Po kështu pyetja për gjëra të supozuara, për gjëra të padobishme dhe që nuk i interesojnë kujt, apo pyetja për provokim.

[2] Nëse pyetja juaj përkon me kohën e shpalljes së Kuranit, Allahu do jua sqarojë atë që ta kuptoni mirë, por nëse Allahu hesht për diçka, atëherë mos pyesni, sepse Allahu jua ka falur dhe ju ka bërë lëshim në të, e nëse do të pyesnit, do ju ngarkoheshin detyrime që do ju rëndonin dhe do ishin të vështira për ju, ashtu si ndodhi me hebrenjtë që shumë prej detyrimeve të rënda i kishin si dënim për pyetjet e tyre.

[3] Allahu është gjithnjë Falës, i Butë dhe Bamirës, prandaj kërkoni faljen dhe mirësinë e Tij, mëshirën dhe kënaqësinë e Tij.

[4] Pyetje provokuese apo kërkim të mrekullive, por jo me qëllim të përfitimit por të arrogancës dhe talljes.

[5] E mohuan mrekullinë që kërkuan apo përgjigjen që ju erdhi nga qielli, duke vulosur kështu mohimin dhe mosbesimin e tyre.

Source: 1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here