Babi, unë nuk e dua profetin Muhamed”

0
1847

T’ua bëjmë Pejgamberin a.s. njeriun më të dashur
“Pejgamberi është më parësor për besimtarët sesa ata për vetveten.” (Kuran, el-Ahzab: 6)
Duke i folur dhe rreth personalitetit të profetit Muhamed dhe dashurisë së atij për fëmijët, ne synojmë që ti lidhim fëmijët tanë me të.
Një doktor në fushën e psikologjisë për fëmijë tregon: ”Një ditë, isha ulur duke biseduar me djalin tim tetëvjeçar. Gjatë bisedës, ai më tha: ”Babi, unë nuk e dua profetin Muhamed”.
Këto fjalë më shokuan dhe nuk dija çfarë ti them. Si ishte e mundur që djali im në atë moshë, të më pohonte se nuk e do profetin Muhamed a.s.?! Nga brenda fillova të ziej nga inati. Çfarë t’i thosha? A ia vlente ti them, që duhet ta duash patjetër profetin Muhamed? Por në anën tjetër e dija, që dashuria nuk kultivohet me urdhra. Dashuria lind dhe kultivohet me morale të mira, sakrificë, mirësjellje etj… Vendosa të mos i them asgjë. Pasi u mendova për disa çaste, shkova në treg dhe bleva shumë dhurata. Me të vajtur në shtëpi, e mora djalin dhe i thashë: ”O biri im! Të gjithë këto dhurata janë tuat”.
Padyshim kjo e gëzoi pa masë djalin, i cili menjëherë filloi t’i hapë dhuratat njëra pas tjetrës gjithë gëzim. Pasi i hapi të gjitha dhe u mrekullua, unë i thashë: “O biri im! A e di kush t’i dërgon këto dhurata”?
Ai ngriti kokën dhe i habitur më pyeti: ”Kush është ai o baba”?
Unë i thashë: ”Këto t’i dërgon profeti Muhamed a.s”.
Fëmija pyeti: ”Me të vërtetë?! Po ku është profeti Muhamed”?
Unë iu përgjigja: ”Profeti Muhamed a.s. na ka urdhëruar dhe na ka porositur ne prindërve, që t’ju blejmë dhurata ju fëmijëve. Kështu, vetë Profeti a.s më ka porositur që të të blej ty dhurata. Profeti a.s ka thënë: “I bëni dhurata njëri-tjetrit, që t’ju shtohet dashuria më shumë.
I habitur akoma më shumë, fëmija më pyeti: ”Me të vërtetë babi?! Vetë profeti Muhamed a.s. të ka porositur që të më blesh mua dhurata”?!
Me buzën në gaz, unë iu përgjigja: ”Po”.
Atëherë djali më tha: ”Babi, unë e dua shumë profetin Muhamed a.s”.
______________________________________
Transmeton Buhariu në Edebul Mufred.

Kur dëgjova këto fjalë, unë gati sa nuk fluturova nga gëzimi”.

● Historitë e ndryshme të profetit a.s. dhe lidhjes së tij me fëmijët, janë shumë të dobishme si për djemtë ashtu dhe për vajzat e moshës shtatë-dhjetë vjeçare. Mosha nga shtatë deri në dhjetë vjeç, është mosha kur fëmijët lidhen më së shumti me personalitete. Është mosha kur ata fillojnë të krijojnë miqësi, shoqëri dhe lidhje me të tjerët. Nëse do të arrinim, që fëmijët tanë të i lidhim emocionalisht me Profetin a.s. padyshim kjo do të ishte një ndër arritjet më të mëdha.
Duke ju folur për Muhamedin a.s. për cilësitë dhe vlerat e tij mundohuni që ta bëni njeriun më të dashur në zemrat e tyre. Le ta mësojnë se njeriu që më së shumti meriton dashuri, respekt dhe dëgjueshmëri është pejgamberi a.s. madje edhe para vetë neve prindërve, sepse ai është pejgamber i Zotit, i cili zbaton gjithë urdhërat e Tij dhe si i tillë është shembëlltyra supreme për ne në çdo aspekt.

Tregim i shkëputur nga libri “Prindërit e Suksesshëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here