Gold Ag , ia kushton një poezi babait te tij, i cili ndërroj jetë kur Golldi ishte 6vjeq.

0
895

KISHA DASHTË !!!

Kisha dashtë që i vogël ma shum me t’pa me sy
Me një dor me mpas nana e me një dor me t’mbajt ty

Kisha dashtë që bashk me nis shkollën fillore
E me të gëzu babë me notat në fletore

Kisha dashtë që shqiponjën me ta pa mu në ballë
Se e di që aty do ishe babë po t’ishe gjallë

Kisha dashtë me msu nga ti si shumë që i mësove
Eh veç Zoti e di o babë sa më mungove

Kisha dashtë me të tregu o ma i miri i ksaj bote
Se këtë karakter e kam nga zemra jote

Kisha dashtë me ty e nanën t’më shkoj jeta
Por jo nuk ankohem se Zoti i di këto janë punët e veta

Nuk ankohem jo se kështu ishte caktimi
Të Allahut jemi dhe tek Ai prap është kthimi

14.12.2017 (25 vite pa ty babi)

(Arian Agushi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here