KATËR STINËT E VITIT !

0
734

KATËR STINËT E VITIT !

Prindi vendosi që katër djemve të vet t’ua jep një mësim të mrekullueshëm në jetë, që ata, të mos gjykojnë me ngutësi dhe të mos jetë pikëpamja e tyre për jetën sipërfaqësore! Për këtë arsye i dërgoi në një vend të largët, ku në të ishte një pemë e madhe, dhe kërkoi nga ata që secili prej tyre t’ia përshkruan atij atë pemë.

Shkoi biri i madh në stinën e dimrit, e i dyti shkoi në stinën e pranverës, e i treti në stinën e verës dhe i katërti në stinën e vjeshtës! Kur u kthyen nga udhëtimi i tyre i gjatë, i tuboi të gjithë, dhe kërkoi nga çdonjëri t’ia përshkruan atë që e pa.

I pari tha se pema ishte e keqe në pamje dhe e thatë, ndërkohë i dyti tha se pema ishte e gjelbër dhe me shumë fleta në të, kurse i treti ishte i mahnitur me të dhe tha se pema ishte e mbuluar me lule me erë të mrekullueshme dhe tepër të bukura, dhe i katërti e përfundoi fjalimin duke thënë se pema ishte e mbushur me fryte dhe jetë në të!

Prindi pasi që i dëgjoi fjalimet e tyre, ua sqaroi fjalët duke iu thënë se të gjitha janë të vërteta, sepse çdonjëri nga ta shkoi në stinë të ndryshme dhe e përshkroi gjendjen e pemës sipas stinës që ishte! Për këtë shkak nuk duhet që të gjykohet pema apo një personalitet me një stinë apo me një qëndrim të vetëm.

Nëse ti gjykon vetëm se sipas asaj që e sheh në kohën e dimrit, do të humbësh çdo bukuri të pranverës, dhe ndjenjën e mrekullueshme të verës, dhe jetën me plotë fryte e cila është në vjeshtë!
——————————————-

Mësim për meditim:

Mos lejo që dhembja që e ndjen në një stinë të veçantë të bën të humbësh gëzimin në stina të tjera. Mos gjyko për jetën sipas një situate, apo sipas një pamjeje, apo sipas një dukurie! Tento që t’i tejkalosh situatat e rënda dhe momentet e vështira, sepse Allahu për ty do të përgatit periudha më të dashura dhe jetë më të lumtur!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here