Tre këshilla nga Teologu Elvis Naçi!

0
762

Çdo ditë që kalon shoqëria jonë përballet me sfida, probleme dhe tematika të ndryshme të cilat ndikojnë në jetën e njerzve! Duke u larguar nga feja dhe duke u afruar me epshet kjo rrymë merr nje trajtë transformuese për shoqërinë tonë.

Teologu Elvis Naçi rëndit tre këshilla dobiprurëse në zbatim:

Të gjithë ne jemi gabimtare por

1.  Duhet t’i kerkojme falje të Madhit Zot!

Thotë Zoti i Gjithësisë: “O biri i Ademit, nëse vjen te Unë me mëkate të mëdha sa toka, pastaj më drejtohesh duke mos më bërë shok (në adhurim) Unë do të dhuroj falje po aq të madhe!” Të gjithë jemi gabimtarë! Çdo njeri është i tillë! Por, pas çdo gabimi të kërkojmë falje të madhit Zot, dhe mëkatin ta zëvendësojmë me një vepër të mirë! Ta adhurojmë Krijuesin një dhe një të vetëm, pa baba, fëmijë apo çdo formë tjetër idhujtarie dhe pas çdo gabimi të kërkojmë falje me shpresën dhe besimin se i Madhi All-llah do na falë dhe mëshirojë!

2. Të përpiqemi për t’u përmirësuar çdo ditë!

Çdo ditë që kalon, le pas shumë argumenta dhe mësime të rëndësishmë per jetën që ne kalojmë! Në çdo moment të përfitojmë nga dita që na dhuroi Krijuesi i Gjithësisë duke lënë pas gabimet dhe duke u përmirësuar në çdo drejtim të mundshëm. Ndryshimi fillon nga vetja dhe jo nga tjetri! Nëse merremi dhe përsosim jetën tonë nuk do të kemi kohë të merremi me të metat e të tjerëve sepse çdo njeri ka shumë të meta që duhen përmirësuar! Përgojimi është një e metë e cila e shkatëron njeriun! Thotë Krijuesi i Gjithësisë : “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” 49:12

Vëlla dhe motër e nderuar! Largoju përgojimit, largoju thashethemeve, ato janë shkatëruese për jetën e njeriut!

3. Të jemi të qartë se veset na shkatetrojnë jetën tonë!

Vëlla dhe motër të begatoftë i Madhi Zot! Islami është një fe hyjnorë e cila ka zbritur për të lehtësuar jetën e njeriut! Për ta përsosur atë !  Veset shkatëruese e dëmtojnë njeriun në çdo hap që ai hedh! Shoqëria jonë, të rrinjtë tanë pa kuptuar pasojat e veseve afrohen me to duke mos arsyetuar  dëmet që ata i shkaktojnë vetes!

Vëlla i nderuar! Largoju veseve shkatëruese! Largoju alokoholit sepse ajo është dëm i gjithanshëm! Është nëna e të gjitha veseve!  Largoju vlla i nderuar bixhozit sepse s’ësht gjë tjetër vetëm se të bën një njeri të zymtë, të pa shpresë! Madje të bën shkaktar i dëmeve në familje. Bixhozi i hap një plagë të madhe prindërve të t’u, të cilët të kanë rritur me sakrifica!

Vëllezër dhe mota të nderuara! Të jetojmë me parimet dhe rregullat e larta të fesë hyjnore Islame dhe do të ndjejmë begatitë e pa numërta të Krijuesit të Gjithësisë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here