Majlinda Kelmendi deklason rusen, është kampione e Evropës

0
1340

Majlinda Kelmendi është kampione e re e Evropës, shkruan zeri.info.

Xhudistja kosovare e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, pasi shkëlqeu në Kampionatin Evropian që po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Majlinda Kelmendi deklason rusen, është kampione e Evropës

Në finalen e madhe, Majlinda e mposhti para pak minutash rusen Alesya Kuznetsova.

Xhudistja pejane e kishte eliminuar në gjysmëfinale portugezen Joana Ramos, ndërsa paraprakisht, rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin e kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp.

Përpos tri herë kampione e Evropës, Majlinda është dy herë kampione e botës dhe kampione olimpike. E jashtëzakonshme. /Zëri/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here