SubhanAllah! Asnjëherë mos e humbni shpresën në mëshirën e All-llahut! (VIDEO)

0
519

Falënderimi i plotë i qoftë vetëm Allahut, Krijuesit të gjithësisë, i Cili thotë në Kur’an: “Ai është Falësi i gabimeve, Pranuesi i pendimit, por edhe Ndëshkuesi i Rreptë dhe i Plotfuqishmi. Nuk ka zot tjetër, përveç Tij dhe tek Ai është përfundimi”. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për mbi të Dërguarin tonë, Muhammedin (a.s) i cili ka thënë: “Kush thotë La ilahe il-lallah do të hyjë në xhenet”.Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për mbi familjen e Pejgamberit (a.s), për mbi shokët e tij dhe për mbi të gjithë ata që ecin me mirësi në rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në 100 pjesë e ka ndarë mëshirën Zoti (xh.sh). Dhe a e dini se vetëm një pjesë të mëshirës e ka shpërndarë nëpër të gjitha krijesat e Tij, me të cilën të gjithë këto krijesa mëshirohen mes vete dhe mëshirojnë njëri-tjetrin? Ndërsa 99 pjesët e tjera të mëshirës Zoti (xh.sh) i ka ruajtur për t’i mëshiruar robërit e Tij në ditën e Kiametit. Pejgamberi (a.s) na tregon duke thënë: “Allahu ka 100 rahmete, mëshira. Një prej këtyre mëshirave e ka zbritur mes xhinëve dhe njerëzve dhe mes kafshëve. Me këtë mëshirë ata mëshirohen mes vete, madje edhe egërsira mëshiron të vegjlit e saj, ndërsa Allahu ka mbajtur për Vete 99 mëshirat e tjera për t’i mëshiruar robërit e Tij në Ditën e Kiametit.” (Buhariu dhe Muslim)./islamifejaime.com/

Shikoni këtë video mresëlënëse! Koinçidencë? SubhanAllah..

 

Selamu Alejkum, kjo faqe mirëmbahet vullnetarisht nga disa të rinj , klikoni reklamat për të na ndihmuar financiarisht që ta mirëmbajmë sa më mirë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here