Thenie

Meleku i një fëmije

Ishte një fëmijë që po përgatitej të vinte në Botë (dynja).
Një ditë ai e pyeti Zotin:

– O Zoti im, më thanë se nesër do të më dërgosh në Botë (dynja), por unë jam shumë i vogël dhe i pafuqishëm, si do të jetoj unë atje?

– Zoti tha: Nga të gjithë melekët (engjëjt), e kam zgjedhur një për ty. Ai do të presë atje dhe do të mbrojë ty.

– Çdo ditë do të këndojë dhe do të qeshë me ty.

– Kështu ti do ta ndjesh dashurinë e tij dhe do të jesh i lumtur.

– Mirë pra, po si do t’i kuptoj kur të më thonë diçka, kur unë nuk e njoh gjuhën e tyre?

– Meleku do të flasë ty me fjalët më të bukura dhe më të ëmbla që do të mund t’i dëgjosh në Botë, dhe me kujdes dhe dashuri ai do të mësojë të flasësh.

– Mirë pra, o Zot, po çfarë do të bëj unë kur të dëshiroj të flas me Ty?

– Meleku yt do të mësojë të më lutesh Mua, duke i hapur duart tua.

– Kam dëgjuar se në Tokë ka shumë njerëz të këqij, kush do të më mbrojë?

– Meleku yt do të mbrojë vazhdimisht, qoftë edhe me koston e jetës së tij.

– Por unë jam shumë i pikëlluar që nuk do të mund të Të shoh përsëri.

– Meleku yt gjithmonë do të flasë për mua dhe do t’i mësojë rrugët që të çojnë tek Unë.

– Atëherë në xhenet filloi një heshtje dhe zërat nga Toka arritën deri tek ai.

– Fëmija e kuptoi se duhet të shkojë dhe e bëri pyetjen e fundit:

– O Zot, nëse tash më duhet të shkoj, të lutëm më thuaj si e ka emrin meleku im?

– Nuk ka rëndësi se si quhet, ti do ta quash NËNË.

Përshtati: Miftar Ajdini

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WordPress spam blocked by CleanTalk.
To Top
error: Content is protected !!