Fëmija memec i cili u bë shkak për udhëzimin e babait të tij

0
639

Kjo është njëra ndër ngjarjet më të cuditshme, po të mos e kishte shkruar vetë personi i kësaj ngjarje nuk do të kisha besuar se do të ndodhte.

Personi i kësaj ngjarje i cili është nga Medina Nebevijeh tregon:
Jam Shab tridhjetëeshtatë vjecar, i martuar kam fëmije, kam vepruar cdo gjë të cilën e ka ndaluar Allahu. Namazin nuk e falja me xhemat vetëm në raste për t’u dukur para të tjerëve, shkaku ishte se unë shoqërohesha me njerëz të këqinj, dhe të degjeneruar.

Kam një fëmije shtatë vjec i cili quhej Mervan, ishte i shurdhur dhe memec, por ai e kishte thithur imanin (besimin) nga gjoksi i nënës së tij besimtare.

Një natë në shtëpi isha unë dhe djali im Mervani, isha duke planifikuar se cfare do të bëjmë unë dhe shokët e mi, si dhe ku do të shkojmë.

Ishte koha pas namazit të akshamit, kur djali im Mervani po më fliste (me gjeste të kuptueshme mes nesh) me shenjë më thoshte: Pse nuk falesh o babai im? I ngriti duart lart drejt qiellit, më kërcënohej se Allahu të shikon.

Djali im më ka parë disa herë duke vepruar disa prej haramave, u cudita nga thënia e tij, filloi duke qarë, e mora që ta afroj afër vetes, por ai iku nga unë, pas një kohe të shkurtër shkoi te kroi dhe mori abdes, nuk dinte mirë të merrte abdes, por kishte mësuar nga nëna e tij e cila më këshillonte shumë por pa dobi, nëna e tij ishte hafize (e dinte Kuranin përmendësh) e librit të Allahut.

Më pas hyri te unë djali im i cili ishte memec dhe i shurdhur, më bëri me shenjë që të prisja pak, kur ai filloi të falet para meje, më pas e mori Kuranin e vendosi para meje e hapi direkt pa i shfletuar fletat e vendosi gishtin në këtë ajet të sures Merjem: “O babai im, unë kam frikë se do të godet ty ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e do të jesh shok i djallit” (Merjem: 45) Më pas filloi duke qarë, bashkë me të qava edhe unë, ai filloi duke m’i fshirë lotët nga sytë e mi, më pas me puthi kokën dhe dorën time, më tha me gjeste të cilat përdoreshin mes nesh për domethënien e këtij ajeti: Falu o babai im para se të vendosesh në dhe, dhe të jesh rob i dënimit.

Pasha Allahun më kaploi trishtimi dhe frikë të cilën vetëm Allahu e din, u ngrita dhe menjëhere i ndeza të gjitha dritat e shtëpisë.

Djali im Mervani më vinte pas nga dhoma në dhomë dhe më shikonte me habi, më tha: Leri dritat dhe eja të shkojmë në xhaminë e madhe (kishte për qëllim xhaminë e Pejgamberit alejhi selam) i thashë: Shkojmë në xhaminë që eshtë afër nesh, ai refuzoi dhe këmbënguli që të shkojmë vetëm në haremi sherifin, e dërgova atje e unë isha shumë i frikësuar, shikimet e tij nuk më largoheshin për asnjë moment….

Hymë te Rauda e cila ishte e mbushur plot me njerëz filloi të falet namazi i jacisë, e imami filloi të lexojë fjalën e Allahut të Lartësuar ku thotë: “O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irrituara, e sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkatesh), por Allahu e pastron atë që do Ai. Allahu degjon e di.” (En Nur: 21)

Nuk u përmbajta dot nga të qarët, Mervani ishte afër meje duke qarë, gjatë namazit Mervani nxori nga xhepi i tij një faculete dhe m’i fshiu me të lotët, edhe pasi që përfundoi namazi unë akoma qaja dhe ai më largonte lotët. Qëndrova në harem një orë të plotë deri sa djali im Mervani më tha: Mjaft o babai im, mos u frikëso… u frikësua nga e qara e ime!

U kthyem në shtëpi, kjo natë ishte për mua nata më madhështore, në të cilën u linda për së dyti. U kthye gruaja dhe fëmijët e mi, filluan duke qarë të gjithë duke mos ditur se cfarë ka ndodhur. Mervani iu tha: Babai im është falur në harem (xhaminë e Pejgamberit, paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të). Gruaja ime u gëzuar shumë me këtë lajm, sepse ai është fryt i edukimit të saj të mirë. I tregova asaj se cfare kishte ndodhur mes meje dhe Mervanit. I thashë asaj: Të betohem në Allahun, a ti e ke mësuar Mervanin që ta hapë Kuranin tek ai ajet? Ajo u betua tri herë në Allahun se nuk e ka bërë këtë, më pas më tha mua:

Falenderoje Allahun për këtë udhëzim, kjo natë ishte ndër netët më të mira.

Mua tani (e për këtë e falenderoj Allahun) nuk më humb namazi me xhemat në xhami, jam larguar nga e gjithë shoqëria e keqe, e kam shijuar ëmbëlsinë e imanit, sikur të më shikosh do ta kuptosh këtë nga fytyra ime. Gjithashtu tani jetoj në lumturi, dashuri dhe mirëkuptim me bashkëshorten dhe fëmijët e mi, vecanërisht me djalin tim Mervanin shurdh dhe memec të cilin e dua shumë, e si jo ai ishte shkak për ushëzimin tim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here