Kastrati: Me 28 Dhjetor shpërndahen çelësat e shtëpive të reja për 128 familje

0
608

Drejtori i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë të ditur se me datën 28 dhjetor në Prizren, do të dhurohen 128 palë çelësa të shtëpive te reja për familjet me kushte të renda ekonomike-sociale.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Shpërndarja e çelësave ishte planifikuar me 28 Nëntor, por ishte shtyrë për një muaj për shkak të tërmetit që ka ndodhur në Shqipëri.

“Me datën 28 ne sallën që e shihni mbrapa meje do te dhurohen 128 pale çelësa te shtëpive të reja për familjet nevojtare. Do të jetë një ditë e veçantë dhe e pa harruar me shumë surpriza tjera me datë 28 dhjetor në Prizren ora 13:00. Ju mirëpresim Zoti ju shpërbleftë”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Ky organizim do të mbahet në Prizren, në qendrën sportive “Sezai Surroi”, në ora 13:00″

Kastrati ka thënë se familjet që do t’i dhurohen çelësat janë thuajse nga të gjitha komunat e Kosovës, të zonës Kukësit e Tropojës si dhe nga Shkupi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here