Këshillë nga e VDEKURA!

0
1612

Në vdekjen time nuk do të brengosem e as nuk do t’i kushtoj rëndësi trupit tim të tretur…
ngase muslimanët do t’i kryejnë obligimet e tyre, e ato janë:
1- Do të më zhveshin nga rrobat e mia
2- Do të më pastrojnë mua
3- Do të më qefinosin
4- Do të më nxjerrin nga shtëpia ime
5- Do të më dërgojnë në banesën time të re ( varrin )
6- Do të vijnë shumë njerëz për ta përcjell kufomën time…
bile shumica do t’i anulojnë aktivitetet e tyre dhe takimet e tyre për shkak të varrimit tim…
E ndoshta shumë prej tyre as që kanë menduar të më këshillojnë ndonjëherë….
7- Gjërat e mia nga të cilat do të lirohem…
Çelësat e mi
Librat e mi
Çantat e mia
Kundrat e mia
Rrobat e mia etj…
E nëse familja ime pajtohen do t’i jepja lëmosh të gjitha gjërat e mia që të më bëjnë dobi mua..
Sigurohuni se bota nuk do të mërziten për mua
E as që do të ndalet lëvizja e jetës….
Ekonomia do të vazhdojë…
Vendi i punës do të zëvendësohet nga dikush tjetër që ta kryej atë…
Pasuria ime do të shkojë tek trashëgimtarët e mi në mënyrë legjitime…
kurse unë do të jap llogari për të!!!
për të paktën dhe të shumtën dhe për çdo imtësi të pasurisë time…
E para që do të bie nga unë pas vdekjes time është emri im!!!!
Për këtë kur të vdes do të thonë ku është “kufoma”…!
Nuk do të më thërrasin me emrin tim…!
E kur dëshirojnë të ma falin namazin do të thonë silleni “ xhenazen”!!!
Nuk do të më thërrasin me emrin tim…!
E kur të fillojnë të më varrosin do të thonë afrojeni të vdekurën dhe nuk do ta përmendin emrin tim…!
Për këtë nuk do të më mashtroj prejardhja ime e as fisi im e as që do të më mashtroj pozita ime e as fama ime…
Sa e pa vlerë që është kjo botë e sa madhështore është ajo që po na pret…
O ti i gjallë dije tani se pikëllimi për ty do të jetë tri lloje:
1- Njerëz që të njohin sipërfaqësisht do të thonë: i/e gjora
2- Shoqëria jote do të pikëllohen disa orë ose disa ditë e pastaj i kthehen bisedave dhe shakave të tyre
3- Pikëllimi i thellë në shtëpi…
do të pikëllohen familja jote një javë….dy javë…një muaj….dy muaj ose një vit
pastaj do të vendosin në arkivën e kujtimeve!!!
Përfundoi tregimi yt në mesin e njerëzve
dhe fillon tregimi yt i vërtetë dhe ajo është bota e re ( ahireti )
Nga ti u larguan :
1- Bukuria …
2- Pasuria….
3- Shëndeti….
4- Fëmijët….
5- Shtëpitë…ose pallatet
6- Bashkëshorti….
nuk mbetet me ty vetëm se vepra jote
dhe starton jeta e vërtetë…
Shtrohet pyetja këtu:
Çka ke përgatitur për varrin tënd dhe ahiretin tënd prej tani???
Kjo gjë kërkon meditim të thellë…
Për këtë kujdes ndaj:
1- Obligimeve tua
2- Veprave vullnetare
3- Lëmosha fshehurazi…
4- Vepra e mirë…
5- Namazi natën..
Ndoshta do të shpëtosh..
Unë jam e lumtur që po ua përkujtoj këto gjëra njerëzve me këtë shkrim
Dhe ti je tani i gjallë përderisa po i përgjigjesh provimit të kësaj bote dhe nuk do të pendohesh kur të përfundon koha dhe të hiqet letra e testit nga duart tua pa lejen tënde!!!
Do t’i gjesh gjurmët e këtij përkujtimi në peshoren tënde në ditën e llogarisë…
( përkujto se me të vërtetë përkujtimi u bën dobi besimtarëve )( Kur’an )
Pse e zgjedh i vdekuri “ lëmoshën “ sikur të kthehej përsëri në këtë botë
Ashtu siç ka thënë Zoti i madhëruar:
“ O Zoti im sikur të më ktheje edhe për një kohë që të jap lëmosh “
Dhe nuk tha:
Që të bëj haxh
që të falem
Apo të agjërojë
Thanë dijetarët:
Nuk e përkujton i vdekuri lëmoshën vetëm se për shkak të madhështisë dhe gjurmëve të saj që i sheh pas vdekjes së tij…
Andaj shumoni lëmoshat tuaja
dijeni se besimtari në ditën e gjykimit është nën hijen e lëmoshës së tij
dhe më e mira lëmosh që e jep tani janë 10 sekonda prej kohës tënde që t’i shpërndash këto fjalë me qëllim këshillimin
ngase fjala e bukur është lëmoshë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here