“Meka” kosovare që u jep punëtorëve edhe rrogën e 14, vazhdon të rritet

0
1010

Kompania “MEKA” që tashmë është e njohur në vend e botë me produkte shumë cilësore nga mishi i pulës dhe gjedhit, por vazhdon të rritet. E sivjet duket se ka qenë vit shumë i mbarë për këtë kompani, pasi ka shënuar rritje mbi 22% më shumë se vitin e kaluar.

Fundi i vitit gjithmonë shërben për t’i bërë bilancet e punës, e kur bilancet janë pozitive drejtues të kompanisë “Meka” thonë se ato të motivojnë për shumë më shumë punë e angazhim gjatë vitit të ardhshëm.

“Sikurse tash e disa vite me radhë, edhe këtë vit trendi i rritjes vazhdon me mbi 22% më shumë se vitin e kaluar. Falënderimi i takon Zotit si dhe të gjithë konsumatorëve të produkteve Meka, që pa hezitim i zgjedhin produktet tona!”, ka thënë pronari Pirro Piraj.

Kujtojmë se kompania “Meka” është e njohur edhe për trajtimin që u bënë punëtorëve të saj, duke u dhënë brenda vitit nga 13 dhe 14 rroga.

Madje, gjatë këtij viti kompani me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të vendit, ka arritur ta bëjë realitet edhe sigurimin shëndetësor për gjithë të punësuarit në Meka Halal Food dhe MEKA Burger’s.

Kompania “Meka”, në vitin 1992 ka filluar aktivitetet e saja prodhuese duke nxjerrë në treg suxhuk, kurse më vonë fillon prodhimin e produkteve të tjera siç janë; sallamë, proshutë, salsiçe, pashtetë, rriskë të gjedhit, si dhe gjella të gatshme të konzervuara.

Kjo kompani është e çertifikuar me standarde ndërkombëtare për cilësi në prodhimin e produkteve HALAL.

Cilësia e produkteve ka bërë që të jetë fituese e shumë çmimeve vendore e ndërkombëtare.

Në vitin 2015 në Gjenevë të Zvicrës, MEKA u shpërblye nga organizata BID me medaljen e artë për cilësi të lartë të produkteve dhe të menaxhimit.

Këtë shpërblim MEKA e fiton në konkurrencë e sipër me kompani të mëdha botërore për përpunimin dhe prodhimin e mishit./FaktePlus

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here