Nëna me një sy! (emocionale-lexoje)

0
848

E kam pasur nënën me një sy …

Shumë e kam urrejtur … Sepse më vinte në situatë të pavolitshme.
Punonte si gjellëbërëse në shkollë për të na ushqyer.
Njëherë kur isha në shkollën fillore erdhi për të më parë. U shtanga nga pikëllimi, sepse nxënësit filluan të më thënë: “Uh, nëna yte ka vetëm një sy!”
Atëherë dëshiroja që mos të jem i gjallë e që nëna ime të zhdukej përgjithmonë nga jeta ime. Ditën tjetër plot pezëm i thashë: “Përse më përqesh? Përse nuk vdes?!”
Por ajo heshti, nuk thoshte asgjë …
Nuk kisha vëmendje fare në ndjenjat e saj.
Dëshiroja të ikja nga shtëpia përgjithmonë.
Mësoja mirë dhe fitova stipendinë për studim në Singapor.
Shkova atje, studiova, u martova, bleva shtëpi, më lindën fëmijët dhe isha i lumtur në jetë.
Por, një ditë … Erdhi nëna ime për të më vizituar, sepse me vite nuk më kishte parë e as nipërit e saj nuk i kishte parë.
Kur hapi derën time, fëmijët e mi filluan të qeshin …
Bërtita: “Si ke mundur të vish për të m’i frikësuar fëmijët e mi?!
Humb, largohu. Nuk dëshiroj të shoh më kurrë!”
Krejt e qetë tha: “Ma bën hallall … Si duket e kam habitur adresën”, dhe u zhduk!
Një ditë më erdhi një letër nga shkolla për një takim familjar. Gënjeva bashkëshorten dhe i thashë se kam udhëtim zyrtar! Pas takimit, shkova në shtëpinë e vjetër ku kemi jetuar, thjeshtë nga kureshtja.
Fqinjët më lajmëruan se nëna më kishte vdekur. Nuk lëshova pikë loti. Më thanë se ma kishte lënë një letër … E hapa:
“Djali im i dashur, mendova gjatë për ty …
Ma bën hallall që erdha në Singapor dhe i frikësova fëmijët tu.
Isha e lumtur kur dëgjova që do të vije në takim.
Por nuk munda të ngrihesha nga krevati për të parë.
Ma bën hallall që në disa raste të kam sjellë në pozitë të palakmueshme në jetën tënde …
A e di që kur ishe fëmijë ke pësuar aksident komunikacioni dhe pate humbur syrin.
Unë si çdo nënë tjetër nuk kam mundur të lë të rritesh me një sy . . .
Andaj ta dhurova syrin tim …
Isha tejet e lumtur dhe krenare që fëmiu im mund ta shoh botën me këtë sy … Me dashuri nëna yte …”

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here