Tërmeti në Turqi/ Të përqafuara nën rrënojat e shtëpisë, nxirren pas 24 orësh nënë e bijë

0
9585

Një tërmet i fuqishëm me magnidutë 6.8 të shkallë rihter trondi rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e së premtes (24 janar).Dëmet ishin të shumta, si në njerëz ashtu edhe në materiale. Deri më tani
raportohet se 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya.

Gjithashtu mësohet se bilanci i vikmave ka shkuar në 29 ndërsa mbi 1000 persona kanë mbetur të plagosur.

Operacionet e kërkim shpëmit vazhdojnë ende, pasi qindra persona gjenden nën rrënoja. E një rast shprese ka ndodhur së fundmi.

Nënë e bijë janë arritur të nxirren të gjalla nga rrënojat e shtëpisë së tyre që ua rrëzoi tërme katastrofik. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga meidat turke, nënë e bijë kishin qëndruar të përqafuara nën rrënoja. Ato janë dërguar në spital për të marrë trajmin e duhur mjekësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here